Ulje deri në 75% për nxënësit që aplikojnë për A-levels deri në fund të muajit Maj! | Integral

Ulje deri në 75% për nxënësit që aplikojnë për A-levels deri në fund të muajit Maj!

10.04.2020

St. Bees School, e vendosur në zonën piktoreske të St. Bees në Anglinë perëndimore që prej vitit 1583, është një shkollë e stilit tipik britanik. Shkolla ka përgatitur nxënës prej qindra vitesh, ku përmenden mes të tjerësh aktori i personazhit të famshëm Mr. Bean, Rowan Atkinson si dhe shkencëtari William Frankland, i cili punoi bashkë me nobelistin Fleming në shpikjen e antibiotikut të parë Penicilinës.

St. Bees sapo ka nisur turin e saj të ri virtual. Një mundësi shumë e mirë kjo për tu njohur me ambjentet në brendësi të shkollës, për të zbuluar klasat e rinovuara së fundmi dhe për tu njohur me hapësirat e gjera sportive. Një mundësi për të parë që shkolla St Bees është me të vërtetë unike në mesin e shkollave me konvikt në Britaninë e Madhe dhe se kurrikula e saj “Fusion” mund t’i japë fëmijës tuaj me të vërtetë fillimin më të mirë në jetë. Gjithashtu, një mundësi për të parë se si vihet theksi në zhvillimin e karakterit të nxënësit dhe në ofrimin e mbështetjes individuale ndaj secilit prej tyre. Shkolla ofron për fëmijën tuaj akomodimin në hapësirat e konviktit të pajisur me 52-shtretër, i cili është rimodeluar duke ofruar facilitete moderne në një ambjent tradicional.

Edhe në kushtet aktuale të pandemisë, shkolla vazhdon të zhvillojë mësimin online për nxënësit e saj si dhe njëkohësisht ofron për të gjithë të interesuarit mundësinë për të zhvilluar intervistat akademike dhe takimet për pranimet në shkollë online.

 

☎️ +355694040801