TOP EDUCATION TOUR përsëri në qytetin tuaj! | Integral

TOP EDUCATION TOUR përsëri në qytetin tuaj!

10.08.2017

ntegral Educational Programs ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimet që do të zhvillohen për pranimin në kolegjet dhe universitetet elitare në Britaninë e Madhe dhe Europë.

Prezantimet do të zhvillohen në:

14 Nëntor, ora 18:00 – Shkodër, EUROPA GRAND HOTEL
15 Nëntor, ora 18:00 – Elbasan, HOTEL SKAMPA
16 Nëntor, ora 18:00 – Berat, HOTEL TOMORI
17 Nëntor, ora 18:00 – Vlorë, HOTEL PARTNER
18 Nëntor, ora 18:00 – Tiranë, HOTEL ROGNER

 

Në këto prezantime do të keni mundësi të merrni shumë informacione të vlefshme në lidhje me sistemet dhe programet e ndryshme arsimore, gjithashtu të takoheni me konsulentët e Integralit dhe me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve elitare të përzgjedhura nga Britania e Madhe dhe Europa.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë përfaqësues nga:

Oxford International Education Group përfshin:

– Oxford Tutorial College – Është një kolegj i pavarur, i ndodhur në Oxford, i specializuar në programet A-Level dhe GCSE.
D’Overbroek’s College Oxford – Shkolla ofron programe GCSE dhe A Level dhe kurse të gjuhëve të huaja gjatë verës.
Bucksmore Education – Është një kolegj me histori, traditë dhe eksperiencë të gjatë 35 vjeçare në zhvillimin e shkollave të tyre prestigjoze verore. Ai ofron jo vetëm shkolla verore gjuhe por edhe shumë kurse akademike parauniversitare.

Cambridge International School Përbëhet nga nxënës dhe staf akademik nga mbarë bota dhe njihet si shkolla e vetme ndërkombëtare në Cambridge. CIS ofron një gamë të pasur kurrikule në programet përgatitore GCSE/IGCSE si dhe A-Levels dhe kurse Anglisht dhe programe verore për nxënëstë moshave deri në 18 vjeç.

Oxford Brookes University – I themeluar në vitin 1865, Oxford Brookes bashkon shkollat e arteve, ato teknike, mjekësore, sociale dhe fushat shoqërore. Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh Bachelor, Master dhe vit përgatitor.

Regent’s University London – Është një universitet i pavarur dhe jofitimprurës me qendër në Londër. Regent’s ndjek sistemin Amerikan “Liberal Arts”, i cili përfshin 4 vite studimi si dhe programet Master në fusha të ndryshme si: Biznes, Ekonomi, Media, Psikologji etj. Avantazhi i tij kryesor janë lidhjet ndërkombëtare me biznese në mbarë botën. 

HTMi (Hotel and Tourism Management Institute) – Misioni i HTMi për studentët është: “Ejani si student dhe bëhuni menaxher!”. HTMi ofron kurse profesionale 1 vjeçare si dhe programe të nivelit Bachelor dhe Master në fushat – Mikpritje, Menaxhim, Kulinari, Hoteleri – Turizëm etj.