Call us
00355 422 52 065

Tilburg University

01.04.2019

 

Tilburg University është themeluar në vitin 1927. Ai është një universitet i bazuar në kërkimet shkencore dhe në vite eksperience dhe tradita, duke i inkurajuar dhe përgatitur studentët me kërkesat profesionale të botës moderne. Universiteti është i njohur për arsimin e tij me cilësi të lartë, orientimin social dhe ndjenjën e fortë të jetuarit në kampus dhe në komunitet. Tilburg University ndodhet në qytetin Tilburg, i cili është qyteti i gjashtë për nga madhësia në Hollandë si dhe një nga qëndrat arsimore më të rëndësishme në vend. Qyteti është gjithashtu një vend turistik, me një jetë kulturore të larmishme dhe kushte të përshtatshme për argëtim.
Tilburg University ofron nje numër të madh të programeve bachelor dhe master në gjuhën angleze në fushat e: Ekonomisë dhe Menaxhimit, Ligjit dhe Administratës Publike, Shkencave Sociale , Kulturës & Filozofisë, Teologjisë. Stafi i kualifikuar i universitetit siguron cilësi të lartë në arsimim. Ai nxit lidhjen dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor midis njerëzve dhe ekipeve dhe promovon cilësinë e lidershipit brenda një organizate efektive.
Universiteti Tilburg operon me një orientim ndërkombëtar akademik. Ai ka partneritet me më shumë se 100 universitete në vende të ndryshme të botës , disa prej të cilave janë Universiteti Cornell, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Glasgow, National University of Singapore etj.
Tilburg University është renditur në 50 universitetet më të mira në botë dhe vend të parë në Hollandë për degën e Economics & Econometrics, për vitin 2018, (QS World University Rankings by subject, 2018).
Aplikimet e bëra brenda datës 19 Prill janë FALAS
Për më shumë informacione rreth universitetit dhe mundësive që ju mund të përfitoni ju ftojmë të vini në zyrën e Integral. Ndjehuni të lirë të na kontaktoni në ☎ +355 422 52 065 ose të regjistroheni në linkun e mëposhtëm : ↴ ↴ ↴