Call us
00355 422 52 065

Tilburg University - Çmim special për MASTER!

19.11.2018
Studentët në Universitetin e Tilburgit përgatiten për t’u bërë akademikë të ditur, përgjegjës dhe të angazhuar, të cilët e kuptojnë shoqërinë dhe duan të luajnë një rol të rëndësishëm në të, të nxitur nga solidariteti, sipërmarrja, ndjenja e përgjegjësisë dhe ndjeshmërisë: vlerat e kërkuara nga shoqëria jonë .
Universiteti Tilburg ka krijuar një mjedis të shkëlqyer për akademikët ambiciozë duke siguruar përgatitje përmes kombinimit të arsimimit dhe punës kërkimore. Universiteti ka një pozitë të fortë në zhvillimin e kërkimit. Ai është i përfshirë në partneritete të ndryshme dhe sipërmarrje të përbashkëta me universitete të tjera dhe institute kërkimore në të gjithë botën. Shkëmbimi i vazhdueshëm i njohurive dhe ideve në këto rrjete bën të mundur krijimin e programeve të shkëlqyera arsimore në kërkime.

Masteri Kërkimor – është një ndër programet më të vlerësuara nga universiteti sepse shihet si një hap i parë në një karrierë kërkimi dhe mund të përfundojë në një doktorature PhD në Universitetin Tilburg ose në ndonjë universitet tjetër. Përveç një karriere akademike, disa studentë të Studimeve Master përfundojnë në organizatat intensive kërkimore. Për të stimuluar studentët që të zgjedhin programin Master të Kërkimeve, Universiteti Tilburg ofron një mori programesh shumë atraktive.

✎ Ekonomi
✎ Biznes
✎ Psikologji
✎ Shkenca Sociale etj
Universiteti I Tilburg ofron cmimin special 2060 € për studentët që duan të vazhdojnë studimet pasuniversitare për studime kërkimore.
Për më shumë informacione, na kontaktoni ose regjistrohuni këtu :