The Hague University of Applied Sciences | Integral

The Hague University of Applied Sciences

25.03.2019

 

The Hague University of Applied Sciences është një universitet i shkencave të aplikuara me filozofinë e kombinimit të teorisë dhe praktikës. Mësimdhënia zhvillohet në grupe të vogla, në menyrë që studentëve ti jepet kujdes individual nga ana e profesorëve. Programet e studimit japin mundësinë për të bërë një transferim të një semestri në një universitet partner në një shtet tjetër. Pjesa praktike e secilit program nënkupton që studentët të kalojnë një periudhë të caktuar gjatë studimeve të tyre në kompani që zhvillojnë aktivitete reale.
Kampusi kryesor i The Hague University of Applied Sciences eshte I vendosur ne qytetin e Hages. Haga eshte qyteti ndërkombëtar i paqes dhe drejtësisë – zemra politike dhe kulturore e Hollandës. Është shtëpia e Pallatit të Paqes, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Binnenhof (parlament), 115 ambasada, kompanive nderkombetare si Shell, Siemens dhe ING dhe shumë NGO ndërkombëtare. Universiteti ka kampuse edhe ne Zoetermeer dhe Delft.
The Hague University of Applied Sciences ka rreth 26 000 studentë të cilët vijnë nga më shumë se 146 studentë, 13 % prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë. Kjo gjë e bën universitetin një nga universitetet e shkencave të aplikuara me diversitetin më të madh të kombësive të ndryshme. Universiteti ofron 15 programe studimi të cilat janë të zhvilluara në anglisht dhe variojnë në degët e inxhinierisë, ligjit , shkencave sociale dhe biznesit . Përkatësisht 11 programe Bachelor dhe 4 programe Master të zhvilluara në anglisht. Programet ndërkombëtare Bachelor dhe Master janë vazhdimisht të përditësuara për të reflektuar zhvillimet dhe ndryshimet në biznes dhe industri. Ato janë të akredituata NVAO (The Accreditation Organisation of the Netherlands and Flanders).
Aplikimet e bëra brenda datës 19 Prill janë FALAS
Për më shumë informacione rreth universitetit dhe mundësive që ju mund të përfitoni ju ftojmë të vini në zyrën e Integral. Ndjehuni të lirë të na kontaktoni në ☎ +355 422 52 065 ose të regjistroheni në linkun e mëposhtëm : ↴ ↴ ↴