Testimonials | Integral

Testimonials

Florida Gashi

Univerisiteti: Univeristy of Greenwich

Dega: Agriculture for Sustainable Development

Viti: I pare Master

Dëshira ime ka qenë gjithmonë të ndiqja studimet master në Angli. Konsulentja e Integral, Xheni më ndihmoi në përzgjedhjen e universitetit të duhur për mua dhe ka ndjekur cdo hap të aplikimit tim. Me ndihmën e saj unë u pranova në University of Greenwich në degën Agriculture for Sustainable Development. E falenderoj për korrektesinë e treguar dhe i jam shumë mirënjohese që bëri të mundur që procesi të ishte i suksesshëm dhe unë të pajisesha me vizën time studentore. INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS!

Ergita Gjyshi

Univerisiteti: Regent’s University London

Dega: Digital Marketing and Analytics

Viti: I pare Master

Pas përfundimit të studimeve bachelor dëshira ime ishte të ndiqja një program master në Angli, por procesi i aplikimit më dukej goxha i komplikuar. Kështu vendosa t’i drejtohesha zyrës së Integral për të ndihmuar me procesin e aplikimit. Konsulentja Xheni më ndihmoi në përgatitjen e dokumentacionit dhe me procedurat e aplikimit. Me ndihmën e saj unë u pranova në Regent’s University London. Unë e bëra zgjedhjen e duhur për karrierën time akademike, bëjeni edhe ju. INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS!

Giselda Hackani

Univerisiteti: Dundalk Institute of Applied Sciences

Dega: BSc (Hons) in Computing in Software Development

Viti: I pare Bachelor

Shërbimet e Integral më ndihmuan shumë në rrugëtimin tim për të studivar në Irlandë. Për cdo pyetje që kisha stafi i Integral më informoj dhe më ndihmoj të kuptoja hapat që duhej të ndiqja për të nisur me sukses studimet në Dundalk Institute of Technology. I jam shumë falenderuese stafit të Integral për ndihmën e dhënë dhe do t’ja sugjeroja kujtdo që dëshiron të studiojë jashtë vendit. INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS!

Dea Liço

Univerisiteti: HAN University of Applied Sciences

Dega: BSc of Life Sciences

Viti: I pare Bachelor

Sherbimet e Integral më ndihmuan shumë në rrugëtimin tim për të studivar në Hollandë. Për cdo pyetje që kisha, Xhensila më informoj dhe më ndihmoj të kuptoja hapat që duhej të ndiqja për të nisur me sukses studimet. I jam shumë falenderuese stafit të Integrat dhe Xhenit për ndihmën e dhënë I dhe do t’ja sugjeroja kujtdo që dëshiron të studiojë jashtë vendit. INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS!

Laura Gazioni

Univerisiteti: Florida State University

Dega: Biological Sciences

Viti: I pare Bachelor

Gjithmonë kam dashur të vazhdoja studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por procesi i aplikimit më dukej goxha i komplikuar. Kështu vendosa t’i drejtohesha Integral për të ndihmuar me procesin e aplikimit. Xhensila më ndihmoi në përgatitjen e dokumentacionit dhe me procedurat e aplikimit. Me ndihmën e saj unë u pranova për programin Undergraduate, Biological Sciences në Florida State University. Unë e bëra zgjedhjen e duhur për karrierën time akademike, bëjeni edhe ju. Integral Educational Programs!

Hysni Sali

Univerisiteti: University of Applied Sciences Upper Austria

Dega: Electrical Engineering

Viti: I pare Master

Masteri do te ishte nje nga etapat me te rendesishme te karrieres time dhe si i tille perzgjedhja e universitetit dhe programit te studimit qe do me pershtatej me shume ishte vendimtare per te ardhmen time.

Integral ma ofroi kete sherbim me se miri dhe me perkushtim maksimal duke me kursyer kohe dhe ofruar siguri ne cdo hap te pergatitjes se dokumentacionit.

Integral ka nje komunikim te ndersjellte me partneret e tij, nje nga te cilet ishte the unviersiteti Upper Autria dhe si rezultat ofronin siguri ne pergatitjen e sakte dhe ne kohe te dokumentacionit.

Me kete rast doja te falenderoja konsulentet e Integral per punen e tyre te pa lodhshme.

Eljesa Mesi

Universiteti: Dundalk Institute of Technology, Ireland

Dega: Computing Science in Software Engineering

Viti: I parë Bachelor

Te jesh nje student ne secilen faze te jetes eshte nje pune e lodhshme por mjaft shperblyese. Te shohesh arritjet e tua ne jete te ben te ndihesh superior dhe shume konfident me ate qe ben.

Mbi te gjitha perzgjedhja e nje universiteti te mire eshte nje faktor kyc per nje te ardhme frytdhenese, ndaj dhe une zgjodha nje nga Universitetet me te mira per mendimin tim, Dundalk IT dhe kjo fale Integral.

Me asistencen e Integral arrita te gjej ate qe me te vertete me pershtatet mua dhe me ofron mundesite me te mira si per shkollim por edhe per punesim.

Si nje studente e ardhshme e Dundalk Institute of Technology, falenderoj konsulentet e Integral per asistencen e tyre ne cdo hap te aplikimit.

Erla Parruca

Univerisiteti: University of Innsbruck

Dega: Sociology

Viti: I parë Bachelor

Unë jam Erla Parruca dhe jam studente e vitit të parë në degën e Sociologjisë në Universitetin e Innsbruckut në Austri. Aplikimin e bëra nëpërmjet Integral Educational Programs të cilët kanë ndjekur hap pas hapi gjithë procesin e punës dhe më kanë ndihmuar për realizimin e qëllimit tim, atë të të studjuarit në një universitet europian. Vendimi që mora për të aplikuar nëpërmjet Integral Educational Programs më ndihmoi që t’i hap rrugën një të ardhmje më të ndritur dhe për këtë jam shumë e lumtur.

Klaudia Paja

Univerisiteti: EU Business School Munich

Dega: Fashion and Luxury Business

Viti: I parë Master

Une quhem Klaudia Paja. Kete Janar kam filluar studimet Master ne EU Business School Zvicer/Geneve.  Vendosa qe te aplikoj nepermjet Integral Educational Programs te cilet me kane ndjekur dhe keshilluar ne cdo hap te aplikimit ne shume seriozitet, deri ne marrjen e vizes time studimore. Jam e lumtur qe vendosa te ia besoj aplikimet e mia Integral Educational Programs

Kledjan Mangaj

Universiteti: University of East London

Dega: Architecture

Viti: I parë Bachelor

Sherbimet e Integral me ndihmuan shume ne rrugen time per te studiuar ne Londer. Per cdo pyetje qe kisha stafi i Integral me shpjeguan dhe me ndihmuan te kuptoja rrugen qe duhej te ndiqja per te nisur me sukses studimet ne angli. Ne pergjithesi jam shume i kenaqur me stafin dhe me sherbimet e Integral.

Athina Bitri

Kensington Park School London

A-levels

Si një studente e ardhshme përzgjedhja e universitetit të duhur ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua. Me ndihmën e Integral shqyrtova disa shkolla të mesme në Britani të Madhe dhe shkolla në të cilin aplikova dhe u pranova ishte Kensington Park School London. Integral jo vetëm që më ofroj informacione mbi shumë shkolla të ndryshme në UK, por edhe më ndihmoi në përgatitjen e dokumenteve, kontaktimin me shkollën e deri në përgatitjen time akademike për provimin e IELTS.

Gjej rastin të falenderoj konsulentët e Integral për ndihmën dhe përkushtimin e dhënë!

Simeona Aga

Universiteti: Tilburg School of Economics and Management

Dega: Economics

Viti: I parë Bachelor

Unë quhem Simeona Aga dhe  kam mbaruar klasën e 12-të në gjimnazin “Ismail Qemali”. Dëshira ime ishte të studioja jashtë Shqipërisë dhe kryesisht në Hollandë, por nuk dija nga të filloja. Kështu vendosa t’i drejtohesha stafit të Integral dhe ata më ndihmuan të përzgjidhja dhe të shqyrtoja disa universitete në Hollandë në të cilët aplikova dhe u pranova. Integral më ndihmoi gjithashtu ne përgatitjen e dokumentave të duhura për të aplikuar dhe për procedurat e tjera. Eksperienca ime me stafin e Integral ka qenë shumë e mirë dhe do t’i rekomandoja cdo studenti që ka dëshirë dhe ëndërr të studiojë jashtë Shqipërisë të mos hezitojë të kontaktojë zyrat e integral për të marrë këshillimin e duhur.

Vikensa Kondakci

Universiteti: University of South Florida

Dega: Actuarial Science

Viti: I parë Bachelor

Une quhem Vikensa Kondakciu dhe kete vit do te vazhdoj studimet e mia Bachelor ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vendosa te aplikoj nepermjet Integral Educational Programs te cilet me kane ndjekur,ndihmuar dhe keshilluar ne cdo hap te aplikimit me shume seriozitet deri ne marrjen e vizes time studentore me sukses. Jam e lumtur qe mora vendimin e duhur duke aplikuar me Integral.

Denis Lala

Universiteti: Coventry University

Dega: Financial Economics and Banking

Viti: I parë Bachelor

Si një student i ardhshëm përzgjedhja e universitetit të duhur ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua. Me ndihmën e Integral shqyrtova disa universitete në Britani të Madhe dhe universiteti në të cilin aplikova dhe u pranova ishte Coventry University. Integral jo vetëm që më ofroj informacione mbi universitete të ndryshme në UK, por edhe më ndihmoi në përgatitjen e dokumenteve, kontaktimin me universitetin e deri në përgatitjen time akademike për provimin e IELTS.

Duke parë që Coventry University është një ndër universitetet më prestigjioze në Britani të Madhe, për mua është një ëndërr e realizuar të studioj në këtë universitet, në degën Financial Economics and Banking.

Gjej rastin të falenderoj konsulentët e Integral për ndihmën dhe përkushtimin e dhënë!

Dehli Beqari

Kampusi: CATS Academy Boston USA
Klasa: 12

Pse Boston:
Unë gjithmonë kam dëshiruar të studioj në SHBA. Boston është qendra e arsimit të lartë dhe si e tillë është një mundësi shumë e mirë që më është dhënë, ajo e të studjuarit këtu. Unë zgjodha për të kryer studimet në nivel të shkollave të mesme pasi më jep mundesit për të kryer studimet në universitetet e SHBA
Studimi në Cats Academy:
Mësuesit janë me të vërtetë të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të na ndihmuar dhe për të shpjeguar çdo gjë tërësisht. Më pëlqen që mësimet janë interaktive dhe ne mësojmë nga mediume të ndryshme të tilla si eBooks dhe video.
Aktivitetet jashtë:
Me të vërtetë më pëlqen pjesëmarrja në aktivitetet jashtëshkollore. Kam marrë pjesë në klube akademike dhe jam duke kërkuar për të marrë pjesë në klub volejbolli.
Aplikimet për në Universitet:
Unë do të doja të studioja Business and Law në University of Massachusetts apo Suffolk University.

 

Bora Xhebrahimi

Campus:  Abbey College Manchester
Programi i studimit: International Foundation Programme (Business Pathway)
Rezultati i përgjithshëm: 74%

Universiteti: Lancaster University – Management
“Duke qenë studenti i parë nga Shqipëria që të vjen në Abbey College Manchester në fillim kam qenë pak nervoze. Nuk kisha arsye për t’u shqetësuar; gjithkush ishte aq miqësor dhe mikpritës.
Klasat ishin shumë të vogla dhe burimet e mësimit e pajisjet në kolegj ishin të mira. Mësuesit zhvillonin klasa të kënaqshme dhe shumë të këndshme. Më kanë ndihmuar me të vërtetë gjatë kohës së aplikimeve për në universitet dhe arrita të marrë disa oferta. Mora rezultate të kënaqshme në provime dhe arrita të pranohesha në universitetin të cilin vërtetë doja. Përvojën në kolegj kurrë nuk do ta harroj dhe shpresoj se unë do të jem e para nga shumë studentë nga vendi im të cilët zgjedhin të studiojnë në Manchester. ”

Irid Kotoni

Campus: Kings Colleges Oxford
Programi i studimit: Advanced Foundation Year

Pas një pune shumë të vështirë, Irid arriti 75% në Advanced Foundation Year – ekuivalente me 3 A në një nivel. Ai kishte shumë oferta, por zgjodhi atë nga Kings College University London për të studiuar në Shkenca Kompjuterike.
Si më ndyshuan studimet jashtë vendit:
Para së gjithash, unë kam mësuar se si të jetoj vetëm, me fjalë të tjera për t’u kujdesur për veten. Unë ndjehen më i pavarur dhe i sigurt në veten time. Studimet në Britaninë e Madhe më kanë mësuar se si të jem më i afruar dhe si të jetm më serioz në studimet e mia ndërkohë që ende gjej kohë për aktivitete të tjera.
Cilat do të jenë kujtimet e mia për Kings College:
Para së gjithash, koha e kaluar me miqtë, të gjithë mësuesit e mi të cilët kanë qenë me të vërtetë miqësor me mua dhe qytetin e mahnitshëm të Oksfordit.

Klint Salati

Kampusi: University of South Florida USA
Programi: Programi Business Administration

Deri tani çdo gje ka shkuar shumë shumë mirë. Shkolla është fantastike, në çdo lloj drejtimi, duke filluar nga kampusi i cili është jashtëzakonisht i madh dhe çdo gjë është e organizuar në mënyrë perfekte. Për sa i përket anës akademike, mësuesit janë shumë të mirë. Megjithëse mund të jesh në një klasë me + 100 veta mësuesit kanë orare të caktuara gjatë javës, gjatë të cilave mund të konsultohesh, të kërkosh ndihmë për dicka që ke nevojë, etj. Gjithashtu për çdo lëndë ku mund të kesh nevojë, brenda bibliotekes ka zyra me tutorë që janë të gatshëm të ndihmojnë për çdo gjë ne çdo moment. (më qartë ta bëjnë çdo gjë shumë të lehtë) Kampusi është jashtëzakonisht i madh, mund të gjesh çdo gjë që ke nevojë duke filluar që nga qendra tregtare, qendër sportesh dhe çdo ditë ka evente në të cilat mund të përfshihesh. Për sa i përket studenteve, ka një larmi studentësh nga e gjithë bota dhe në përgjithësi thuajse të gjithë janë shumë miqësorë. Studentëve që kërkojnë konsulencë te zyra e Integralit do të këshilloja të mos stresohen për të zgjedhur një degë të caktuar, pasi këtu funksionon ndryshe. Çdo student duhet të plotësojë një numër të caktuar klasash të përgjithshme që të ketë të drejtë të zgjedhë një degë specifike (dmth që nga momenti që fillon shkollën këtu ke e pakta 6 muaj për të menduar dhe vendosur se çfarë dege specifike do të vazhdosh).

Ester Hoxha

The University of Sheffield – Bsc (Hons) Psychology: Unë po vazhdoj per psikologji dhe s’kisha shumë provime pëveç 2 këtë vit. Shkolla është shumë e mirë. Stafi është shumë i mirë dhe të gjithë mësuesit flasin anglishte shumë të mirë. Klasat janë të vogla me 20-28 student, dhe u kushtojnë shumë rëndësi të gjithëve. Gjatë orëve kryen debate mes nxënësve, prezantime, aktivitete. Ka student nga e gjithë bota, dhe nga Amerika. Njerëzit janë shumë të mirë dhe të sjellshëm. Programi është i avancuar, do të thotë që marim 6 mësime brënda një ore leksioni, dhe kemi 2 semestre në vit. Edhe mjedisi është shumë i mirë, shkolla është në qëndër dhe ka 2 godina. Ka dhe klube jashtë shkollore, unë jam regjistruar tek ajo e kinematografisë.
Në përgjithësi kjo shkollë me pëlqen shumë. Dhe për më tepër ka avantazhin që diploma e kësaj shkolle është e njëjtë me diplomën e Sheffield në Angli, pra masterin po mendoj ta bëj andej.

Armedin Kuka

Quhem Armedin Kuka dhe jam nga Shkodra. Gjithmonë kam dëshiruar dhe ëndërruar të studioj në Angli. Pas disa kërkimesh dhe informacionesh që mora tek Integral Programe Edukimi”, Unë vendosa të aplikoja tek një nga shkollat më të mira, Cambridge Tutors College (CTC). Më në fund ëndrra u realizua sepse shkolla më pranoi dhe unë gjithashtu fitova një bursë. Shumicën e kohës e shpenzoj duke mësuar, bëj përgatitje për Olimpiadat Shkencore, nga të cilat kam fituar shumë çmime gjithashtu. Po këtë vit kam marrë pjesë tek një nga Olimpiadat Shkencore të zhvilluara dhe kam fituar vendin e parë në të gjithë Shqipërinë. Koha që më ngelet e shpenzoj duke luajtur basketboll të cilin e kam hobi. Gjatë pushimeve të verës unë studioj për lëndët që më interesojnë sic është: matematikë, fizikë dhe IT. Unë këshilloj që vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm për të arritu atë qe dëshiron në jetë. Ne duhet të studiojmë shumë për të arritur rezultatet që dëshirojmë! Endra ime për të ardhmen është që pasi të mbaroj CTC, të vazhdoj studimet në Cambridge University, për shkenca dhe inxhinieri. Falenderoj CTC që më pranoi dhe me ofrojë bursë. Do t’ja këshilloja t gjithë studentëve të moshës sime të shkojnë në CTC, Në shkollën që ëndrrat të bëhen realitet.

Sterjonel Dodi

Mbaj mend qe si sot nje vit me pare isha duke kerkuar per nje agjensi konsulence per te studiuar jashte Shqiperise. Pasi kontaktova disa zyra, perzgjodha Integral. Sot e kuptoj qe mora vendimin e duhur.
Integral jo vetem qe me ofroi informacione mbi kolegje te ndryshme, por edhe me ndihmoi ne pergatitjen e dokumenteve, lehtesimin e kontakteve e deri ne pergatitjen time akademike per IELTS. Pas shpalosjes se disa mundesive vendosa te studioja International Foundation Programme, nje program i ri, një vjeçar, i LSE-se qe pergatit studentet per universitetet me prestigjoze te Britanise. Ajo cka e bente kete program ndryshe nga shkollat shqiptare ishte vemendja maksimale e perqendruar ne klasa te vogla, zhvillimi i mendimit kritik si dhe prania e nje personi (Personal Tutor) i cili vezhgonte ecurine akademike gjate gjithe vitit. Per me teper ofronte ndihme ne aplikimin per universitete. Ishte ne teresi nje program sa sfidues aq edhe shperblyes. Per shembull, ne klasen time te gjithe morem me shume se dy oferta nga universitetet e Rusell Group.
Per mua ishte nje vit me te vertet i vecante, qe pervec rritjes sime akademike me ka falur edhe shume miqesi te forta qe shkojne pertej kufijve te Europes.

Grei Muskaj
Kampus: ABBEY College Manchester
Destinacioni: Queen Mary University of London
Programi i Studimit: Stomatologji
Një Nivelet:
Biologji A *
Matematikë A *
Kimi A
“Duke qenë i vetmi student nga Shqipëria në Abbey College Mançester, isha pak nervoz në fillim. Por unë nuk duhet të shqetësohesha; të gjithë ishin shumë miqësor dhe mikpritës. Burimet dhe pajisjet studimore në kolegj ishin mjaft të mira. Mësuesit krijuan ambjent të kënaqshëm në klasa dhe shumë interaktiv. Duke qenë në një klasë shumë të vogël, më ndihmoi shumë në vetëbesimin tim dhe aftësitë e mia të komunikimit. Kam marrë vërtetë një ndihmë shumë të mirë gjatë përgatitjes së aplikimit tim për universitet, si dhe arrita të marrë disa oferta shumë të mira. Ja dola mirë në provimet e mia dhe arrita të futem në universitet si dhe në kursin që vërtetë dëshiroja. Përvoja në kolegj ishte e tillë që unë kurrë nuk do ta harroj dhe shpresoj se do të ketë gjithnjë e më shumë studentë nga Shqipëria që do të vijnë të studiojnë në Mançester. “
Orea Plloçi

Studion për diplomë të shkollës së mesme
Klasa 11
CATS Academy Boston.

“Kur erdha vitin e kaluar, prindërit e fjetores më ndihmuan në mënyrë absolute. Të gjithë ata ishin shumë miqësore dhe më bënë të ndihem rehat. Ata gjithashtu më ndihmuan me anglishten time. Po të kisha ndonjë pyetje, ata përherë do të më përgjigjeshin.

Fatjon Doko

Kampus: ABBEY College Cambridge
Programi i studimit: International Foundation Programme (Engineering Pathway)
Rezultati i përgjithshëm: 79%

Destinacioni: Inxhineri në Universitetin e Surrey
“Abbey Cambridge ka një ambient shumë të bukur; nxënësit dhe mësuesit janë shumë miqësore. Kam marrë mbështetje të madhe nga stafi pas përfundimit të aplikimit tim për në universitet, duke më ndihmuar me zgjedhjet e mia dhe letrën time të motivimit.”

Ani Hasa

Campus: ABBEY College Cambridge
Prugrami i Studimit: A Level
Lëndët në A LEVEL: Economics A, History B, Politics A

Destinacioni: Queen Mary University of London, për të studjuar Juridik

“Studimi në Abbey College Cambridge ishte diçka e veçantë për mua, kam takuar miq të rinj dhe kjo gjë më ka shtyrë që të arrij potencialin tim të plotë, pasi më ka ndihmuar që të dua të mësuarit. Kam shumë kujtime, por sinqerisht nuk mund të them se cili është më i bukuri. Duke parë përkushtimin e mësuesve për lëndët e tyre, u nxita edhe unë për të punuar më shumë e për t’i bërë ata krenare. Ëndrra ime është që të punoj si avokat dhe më pas të ndihmoj biznesin e babait tim. Abbey Cambridge ishte hapi vendimtar që ndërmora për tu pranuar në një universitet të mirë.”

Livia Qeli

Studion për diplomë të shkollës së mesme
Klasa 9
CATS Academy Boston

“Stafi i konvikt dhe mirëqenies më ndihmuan që nga dita e parë. Ata më treguan konviktin dhe më njohën me vajzat e tjera. Prindërit e fjetores janë atje për të gjithë ne, për të na folur dhe ndihmuar me detyrat e shkollës.”