Universiteti: Tilburg School of Economics and Management
Dega: Economics
Viti: I parë Bachelor
Unë quhem Simeona Aga dhe kam mbaruar klasën e 12-të në gjimnazin “Ismail Qemali”. Dëshira ime ishte të studioja jashtë Shqipërisë dhe kryesisht në Hollandë, por nuk dija nga të filloja. Kështu vendosa t’i drejtohesha stafit të Integral dhe ata më ndihmuan të përzgjidhja dhe të shqyrtoja disa universitete në Hollandë në të cilët aplikova dhe u pranova. Integral më ndihmoi gjithashtu ne përgatitjen e dokumentave të duhura për të aplikuar dhe për procedurat e tjera. Eksperienca ime me stafin e Integral ka qenë shumë e mirë dhe do t’i rekomandoja cdo studenti që ka dëshirë dhe ëndërr të studiojë jashtë Shqipërisë të mos hezitojë të kontaktojë zyrat e integral për të marrë këshillimin e duhur.