Kampusi: University of South Florida USA
Programi: Programi Business Administration
Deri tani çdo gje ka shkuar shumë shumë mirë. Shkolla është fantastike, në çdo lloj drejtimi, duke filluar nga kampusi i cili është jashtëzakonisht i madh dhe çdo gjë është e organizuar në mënyrë perfekte. Për sa i përket anës akademike, mësuesit janë shumë të mirë. Megjithëse mund të jesh në një klasë me + 100 veta mësuesit kanë orare të caktuara gjatë javës, gjatë të cilave mund të konsultohesh, të kërkosh ndihmë për dicka që ke nevojë, etj. Gjithashtu për çdo lëndë ku mund të kesh nevojë, brenda bibliotekes ka zyra me tutorë që janë të gatshëm të ndihmojnë për çdo gjë ne çdo moment. (më qartë ta bëjnë çdo gjë shumë të lehtë) Kampusi është jashtëzakonisht i madh, mund të gjesh çdo gjë që ke nevojë duke filluar që nga qendra tregtare, qendër sportesh dhe çdo ditë ka evente në të cilat mund të përfshihesh. Për sa i përket studenteve, ka një larmi studentësh nga e gjithë bota dhe në përgjithësi thuajse të gjithë janë shumë miqësorë. Studentëve që kërkojnë konsulencë te zyra e Integralit do të këshilloja të mos stresohen për të zgjedhur një degë të caktuar, pasi këtu funksionon ndryshe. Çdo student duhet të plotësojë një numër të caktuar klasash të përgjithshme që të ketë të drejtë të zgjedhë një degë specifike (dmth që nga momenti që fillon shkollën këtu ke e pakta 6 muaj për të menduar dhe vendosur se çfarë dege specifike do të vazhdosh).