Ester Hoxha

10.08.2017

The University of Sheffield – Bsc (Hons) Psychology: Unë po vazhdoj per psikologji dhe s’kisha shumë provime pëveç 2 këtë vit. Shkolla është shumë e mirë. Stafi është shumë i mirë dhe të gjithë mësuesit flasin anglishte shumë të mirë. Klasat janë të vogla me 20-28 student, dhe u kushtojnë shumë rëndësi të gjithëve. Gjatë orëve kryen debate mes nxënësve, prezantime, aktivitete. Ka student nga e gjithë bota, dhe nga Amerika. Njerëzit janë shumë të mirë dhe të sjellshëm. Programi është i avancuar, do të thotë që marim 6 mësime brënda një ore leksioni, dhe kemi 2 semestre në vit. Edhe mjedisi është shumë i mirë, shkolla është në qëndër dhe ka 2 godina. Ka dhe klube jashtë shkollore, unë jam regjistruar tek ajo e kinematografisë.
Në përgjithësi kjo shkollë me pëlqen shumë. Dhe për më tepër ka avantazhin që diploma e kësaj shkolle është e njëjtë me diplomën e Sheffield në Angli, pra masterin po mendoj ta bëj andej.