Dehli Beqari | Integral

Dehli Beqari

10.08.2017

Kampusi: CATS Academy Boston USA
Klasa: 12

Pse Boston:
Unë gjithmonë kam dëshiruar të studioj në SHBA. Boston është qendra e arsimit të lartë dhe si e tillë është një mundësi shumë e mirë që më është dhënë, ajo e të studjuarit këtu. Unë zgjodha për të kryer studimet në nivel të shkollave të mesme pasi më jep mundesit për të kryer studimet në universitetet e SHBA
Studimi në Cats Academy:
Mësuesit janë me të vërtetë të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të na ndihmuar dhe për të shpjeguar çdo gjë tërësisht. Më pëlqen që mësimet janë interaktive dhe ne mësojmë nga mediume të ndryshme të tilla si eBooks dhe video.
Aktivitetet jashtë:
Me të vërtetë më pëlqen pjesëmarrja në aktivitetet jashtëshkollore. Kam marrë pjesë në klube akademike dhe jam duke kërkuar për të marrë pjesë në klub volejbolli.
Aplikimet për në Universitet:
Unë do të doja të studioja Business and Law në University of Massachusetts apo Suffolk University.