Armedin Kuka

10.08.2017

Quhem Armedin Kuka dhe jam nga Shkodra. Gjithmonë kam dëshiruar dhe ëndërruar të studioj në Angli. Pas disa kërkimesh dhe informacionesh që mora tek Integral Programe Edukimi”, Unë vendosa të aplikoja tek një nga shkollat më të mira, Cambridge Tutors College (CTC). Më në fund ëndrra u realizua sepse shkolla më pranoi dhe unë gjithashtu fitova një bursë. Shumicën e kohës e shpenzoj duke mësuar, bëj përgatitje për Olimpiadat Shkencore, nga të cilat kam fituar shumë çmime gjithashtu. Po këtë vit kam marrë pjesë tek një nga Olimpiadat Shkencore të zhvilluara dhe kam fituar vendin e parë në të gjithë Shqipërinë. Koha që më ngelet e shpenzoj duke luajtur basketboll të cilin e kam hobi. Gjatë pushimeve të verës unë studioj pëe lëndët që më interesojnë sic është: matematikë, fizikë dhe IT. Unë këshilloj që vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm për të arritu atë qe dëshiron në jetë. Ne duhet të studiojmë shumë për të arritur rezultatet që dëshirojmë! Endra ime për të ardhmen është që pasi të mbaroj CTC, të vazhdoj studimet në Cambridge University, për shkenca dhe inxhinieri. Falenderoj CTC që më pranoi dhe me ofrojë bursë. Do t’ja këshilloja t gjithë studentëve të moshës sime të shkojnë në CTC, Në shkollën që ëndrrat të bëhen realitet.