Testi më i mirë për orientimin e karrierës

21.04.2021

Cilat janë pikat e forta që ju keni ? Si lidhen ato me interesat tuaja ? Të njiheni me aftësitë tuaja më të mira është një avantazh. Zbulo më shumë duke filluar aventuren drejt karrieres tënde këtu.

  • MyCareerChoices (Për nxënësit e moshës: 14-18 vjec) 

Ndihmon studentët të zgjedhin degen e studimeve dhe karrieren e duhur !

Testi MyCareerChoices i ndihmon studentët të identifikojnë fushat dhe programet e përshtatshme për ta, të zbulojnë se si mund të zhvillojnë aftësitë dhe të marrin informacion të detajuar rreth fushave specifike që ata kanë interes, të marrin vendime për të ardhmen e tyre, si edhe të kuptojnë rëndësinë e degës dhe karrierës që ata dëshirojnë . Duke analizuar përgjigjet idividuale të çdo nxënësi, testi përgatit një profil në bazë të interesave duke marrë parasysh 40 fusha. Përveç kësaj, ai siguron qasje në MyCareersRoom – një platformë të personalizuar online, ku studenti do të jetë në gjendje të eksplorojë në detaje rezultatet e testimit.

Testi është i përshtatshëm për nxënësit në klasat 9, 10 dhe 11.

Çmimi i paketës MyCareerChoices: 130 Euro (nëse sillni një mik të dy e përfitoni testin me cmimin ekskluziv prej 60 Euro)

Oferta është e vlefshme deri më datë 30 Qershor

  • Testim
  • Merrni rezultatet me shkrim
  • Interpretimi i rezultateve së bashku me konsulentet e arsimit
  • Kosulencën për aplikimet në universitete

Testi është i ndarë në dy pjesë:

1. My Aptitude: 7 grupe ushtrimesh (kohëzgjatja: rreth 1 orë 30 minuta) ofrohet falas për paketën MyCareerChoices

  • Arsyetimi Abstrakt – Teston aftësinë për të dalluar tendencat abstrakte
  • Arsyetimi Numerik – Teston aftësinë për të njohur marrëdhëniet dhe modelet numerike
  • Arsyetimi Verbal (Anglisht) – Teston aftësinë e kandidatit për të përdorur konceptet verbale logjike në anglisht
  • Drejtshkrimi (Anglisht) – Vlerëson saktësinë drejtshkrimore
  • Llogaritja Aritmetike – Teston aftësinë e kandidatit për të përdorur llogaritjen aritmetike shpejt dhe me saktësi
  • Arsyetimi Hapësinor – Vlerëson aftësinë e kandidatit të mendosh në terma dy-dimensionale dhe tre-dimensionale, duke punuar shpejt dhe saktë, teston shpejtësinë dhe saktësinë e kandidatëve në përputhjen e simboleve alfanumerike.

2. Questionnaire: 300 pyetje me përgjigje të mundshme po, jo, mbase (kohëzgjatja: rreth 50 minuta)

Për studentet që nuk janë akoma të sigurt cfarë duan të studiojnë dhe cfare drejtimi do të marin në jetë

MyUniChoices (Për nxënësit e moshës: 16-18 years)  

Ndihmon studentet të bëjne zgjedhjen e duhur për vendin dhe universitetin e duhur!

Testi MyUniChoices analizon interesat e studentëve dhe ofron një listë të fushave të studimit, programeve dhe institucioneve që i përshtaten. Ai i ndihmon ata të kuptojnë kërkesat e secilës fushë dhe sugjeron opsione praktike, duke përfshirë edhe ato opsione që studentet nuk i kanë konsideruar me parë. Përgjigjet e ofruara nga testi vijnë si një libër që përfshin: një listë të 6-8 fushave të para, programeve, institucioneve dhe universiteteve, programet dhe analizen e tyre si edhe shumë burime të tjera informacioni të dobishme.

Testi është i përshtatshëm për klasën e 12-të, por mund të zhvillohet edhe nga nxënësit në fund të klasës së 11-të.

Çmimi i paketës MyUniChoices: 130 Euro

  • Testim
  • Merrni rezultatet me shkrim
  • Interpretimi i rezultateve së bashku me konsulentet e arsimit
  • Konsulencën për aplikimet në universitete ose shkolla të mesme

Për studentët që e kanë vendosur cfare dege duan të studiojne por nuk e dinë ende cilin shtet dhe universitet të zgjedhin.

Cfarë duhet të bëni për të ndjekur testin !

Hapi 1

Regjistrohu dhe paguaj për testin

Hapi 2

Bëj testin online ose në zyrën tonë

Hapi 3

Konsulencë dhe interpretim me konsulentet tona të edukimit

Regjistrohuni për testin tuaj tani!