JAVA E ARSIMIMIT ZVICERIAN | Integral

JAVA E ARSIMIMIT ZVICERIAN

10.08.2017

Vetëm në datat 16 deri 20 Janar, Integral ofron 20% zbritje ekskluzive për 6 programe të ndryshme gjuhësore në Zvicër.

Zvicra ka dhënë gjithnjë vlera të larta në ofrimin e arsimit me cilësi të mirë dhe krenohet me mundësitë e shumta të arsimit të lartë. Ajo është një prej investitorëve kryesorë botëror në fushën e arsimit. Nëse ju vendosni të zgjidhni Zvicrën si destinacion për studimet tuaja jashtë vendit, mund të jeni të sigurt për profesionalizmin e klasin e lartë të trajnimit dhe edukimit që do të ofrohet për ju. Praktikisht programet e studimit në të gjitha institucionet jashtë vendit janë të përcaktuara mjaft mirë dhe në to janë punësuar mësues të cilët janë shumë të aftë në punën e tyre. Zvicra renditet ndër vendet e para në fushën e arsimimit, veçanërisht në shkencë dhe teknologji. Programet shoqërohen me aktivitete të shumta edukative që ofrojnë argëtim dhe mundësojnë shkëputje nga kurrikula e ngarkuar akademike.
Gjatë pushimeve në Zvicër, ju mund të zgjidhni të mësoni gjuhët Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Italisht. Fëmijët tuaj mund të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore pranë liqenit të Gjenevës, në Alpet mbresëlënëse Zvicerane ose Lugano: qytet kozmopolit me bukuri historike.

 

Kampet verore që mund të rezervoni me 20% zbritje gjatë Javës së Arsimimit Zvicerian, tek Integral:

TASIS – LE CHATEAU des Enfants / Lojra dhe argëtim për më të rinjtë
Le Chateau des Enfants është një kamp veror ndërkombëtar, i cili ndodhet në Villën Belvedere të TASIS. Nxënësit më të rritur se 6 vjeç qëndrojnë në ndërtesën Focolare e cila ndodhet vetëm 5 minuta larg në këmbë nga ndërtesa kryesore e shkollës. Mësimet dhe aktivitetet zhvillohen nën mbikqyrjen profesionale të mësuesve me eksperiencë dhe çdo mësues është përgjegjës vetëm për 3 nxënës.

TASIS Lugano
Ndërtesa kryesore e Shkollës Amerikane në Zvicër ndodhet në godinën e famshme ‘Ville de Nobili’. Studentët akomodohen në rezidencë, në dhoma me 2-4 shtretër dhe banjo të përbashkët në çdo kat. Gjuha kryesore e komunikimit është Anglishtja.
Studentët mund të zgjedhin që të mos bëjnë klasa gjuhe dhe të zgjedhin një modul tjetër. Numri i orëve në javë varet nga mosha e studentëve: për moshat 11 – 13 vjeç numri i orëve është 26, për moshat 14-18 vjeç – 30 orë.

Leysin Belvedere Hotel
Kurset organizohen në kampusin e një prej universiteteve më të mira private të turizmit ne Zvicër, në ndërtesat “Mont blanc” & “Belvedere”. Ka klasa moderne, sallë konferencash, recepsion, kafe dhe taracë me një pamje të bukur, ambjentë i përbashkët pushimi ku studentët mund të kalojnë kohën e lire e të relaksohen pas aktiviteteve.
Mësimi përfshin 20 orë në javë të Anglishtes, Frengjishtes, Gjermanishtes në grupe me maksimumi 12 – 13 nxënës. Nxënësit më ambicioz mund të zgjedhin të mësojnë çdo javë një gjuhë tjetër.
Hotel Institute Montreux / Hyrje në botën e mikpritjes dhe kulinarisë
Hotel Institute Montreux ndodhet në qendër të Montreux, në bregun e liqenit te Gjenevës. Kampusi i tij përbëhet nga 4 ndërtesa të cilat më pare kanë qenë hotele. I gjithë kampusi është rikonstruktuar dhe pajisur me akomodim e klasa moderne. Një nga ndërtesat është mobiluar me pjesë të ndryshme të një aeroplani si: sedilje, krahët e aeroplanit dhe pjesë motorike. Studentët do të kenë mundësinë të njihen me shkollën, të takohen me studentët aktual dhe të përdorin mjediset e shkollës. Çdo semester rreth 550 studentë nga e gjithë bota fillojnë studimet e tyre në HIM. Shkolla është e pajisur me një bibliotekë moderne me katalogje dhe artikuj online si dhe me një sallë kompjuterash.
Programet kombinojnë studimin me argëtimin me qëllim familjarizimin me avantazhet e të pasurit një diploma në fushën e mikpritjes.

Verbier / Kamp gjuhe ose aventurë në Zvicër
Verbier ndodhet në kantonin Valais. Ka një popullsi prej rreth 2800 banorësh, por në dimër mund të arrijë deri në 35 000 banorë.
Akomodimi për nxënësit 7 – 14 vjeç bëhet në vila tipike Zvicerane që ndodhen fare pranë shkollës, një distancë të shkurtër në këmbë larg qendrës së Verbier. Dhomat janë të pajisura me 4 shtretër dhe banjo. Gjithashtu vilat janë të pajisura edhe me linjë interneti. Studentët e moshave 15+ vjeç janë të do të mund të akomodohen sipas preferencës dhe nevojave të tyre. Janë të disponueshme një shumëllojshmëri opsionesh për akomodimin, si: apartamente të vogla komode, shtëpi verimi për dy ose më shumë persona ose hotel me 5 yje.