Call us
00355 422 52 065

Super ofertë në Javën e Arsimimit Zvicerian në datat 15 - 19 janar!

08.01.2018

Super ofertë në Javën e Arsimimit Zvicerian në datat 15 – 19 janar! 20 % zbritje në 11 programe verore në shkollat më të mira zviceriane !  

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kalojnë një eksperincë unike në një prej vendeve më të bukura në Europë, ne iu ftojmë të vizitoni Integral në datat 15 – 19 janar për të zgjedhur kampin e preferuar veror.

Zvicra është një ndër vendet më të bukura, më të sigurta dhe me standartet më të larta të jetesës në Europë. E mirënjohur jo vetëm për traditën në prodhimin e orëve cilësore, çokollatës, djathit dhe sportin e skive, por edhe në ofrimin e një arsimi tejet cilësor dhe të sigurtë, ajo është destinacioni perfekt për këtë verë. Fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të mësojnë në shkollat verore më prestigjoze në Zvicër, të cilat kanë një eksperincë shumëvjeçare në mësimdhënie dhe organizojnë aktivitete edukative, argëtuese dhe të sigurta. Zvicra ka 4 gjuhë zyrtare, duke iu ofruar kështu një shumëllojshmëri zgjedhjeje për kampe verore në gjuhën frënge, gjermane, italiane dhe angleze. Kampuset e shkollave ndodhen në qytetet më të bukura të Zvicrës, në Leysin, Engelberg, Ascona, Montreux, etj. Fëmijët krahas mësimit të gjuhës, programeve specifike të kulinarisë, të organizimit të eventeve, mësimit të lëndëve specifike, programeve artistike dhe sporteve, do të zhvillojnë gjithashtu vizita dhe ekskursione në vendet më të atraktive të secilit qytet. Kombinimi i kulturës, pasurisë gjuhësore, traditave, mirëqenies, cilësisë dhe peizazheve të mrekullueshme e bëjnë këtë shtet një destinacion ideal për të mësuar, për të bërë miq të rinj nga e gjithë bota dhe për t’u argëtuar.

Integral në bashkëpunim me shkollat pjesëmarëse në këtë event, iu jep mundësinë të përfitoni zbritje deri në 20 % nga kampi veror për çdo regjistrim të bërë në periudhën 15 – 19 janar. Kjo ofertë është e vlefshme vetëm gjatë Javës Zviceriane të Arsimimit!

Regjistrohuni tani në kampet më të mira në:

 

Nëse jeni të interesuar për ofertat tona speciale gjatë Javës Zviceriane, lutemi të kontaktoni në:

Cell: +355 69 40 40 801; +355 69 80 40 601

E-mail: elena@integral.al ; krysia@integral.al