Wycliffe College

Mosha: 8-11 / 12-17 / 18+
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 ose 30 orë/javë
Mbërritja/Nisja: E Mërkurë – e Mërkurë
Periudha: 4 Korrik – 8 Gusht
Kohëzgjatja: 2 – 5 javë
Grupet: maksimumi 15 nxënës

Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Tre vaktet
  • 20 ose 30 orë studimi të gjuhës angleze në javë
  • Test, materiale studimi, çertifikatë
  • Akses në internet
  • Shërbim lavanderie një herë në javë
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
  • Transferim nga/deri në aeroportin Heathrow 6:00-21:00
  • 24 orë mbikqyrje të studentëve
  • një ekskursion një ditor, nje ekskursion gjysëm ditor

Tarifa : Duke filluar nga 780 £

Shkolla

Wycliffe College ndodhet në qytezën Stonehouse, të qarkut Gloucestershire, në afërsi të Bath. Është themeluar në 1882 dhe ka 2 kampuse të shkëlqyera, 10 minuta larg njëra tjetrës, gjë që i lejon nxënësve të grupmoshave të ndryshme të vazhdojnë programet shkollore dhe të jenë të akomoduar më vete.

Kurse

Kurs pushimi (20 orë) – Kursi përfshin 20 orë të gjuhës angleze që zhvillohen në mëngjes.

Kurs intensiv (30 orë) – Në kursin e pushimit shtohen nga 2 orë, 3 herë në javë (pasditeve), të fokusuar në komunikim.
Anglisht dhе tenis – Në kursin e pushimit shtohet dhe stërvitja e tenisit me një tranjer, 2-3 herë në javë (mbasdite).
Anglisht dhе hipizëm – Në kursin e pushimit shtohen 6 orë hipizëm, tre herë në javë (mbasdite).Stërvitja zhvillohet në fushat e tenisit me grupe rreth 10 nxënës. Pajisjet janë të përfshira.
Kurs për prindërit – Prindërit e femijëve të regjistruar në Kursin e pushimit mund të frekuentojnë kurset e gjuhës angleze në kursin standart (20 orë/javë) ose intensiv (30 orë/javë), në mëngjes.
Akomodimi

Nxënësit 8-11 vjeç akomodohen në dhoma me 3-7 krevate me banjo në çdo kat, kurse nxënësit 12-17 vjeç në dhoma me 1-2 krevate. Kundrejt një pagese shtesë mund të akomodohen dhe në dhoma me tualet privat.

Ekskursione, sport dhe kohë e lirë
Ka ekskursione një ditore në London, Bristol and Oxford. Ekskursione gjysëm ditore në Straud, Cheltenham, Bath, Stratford-upon-Avon. Godina sportive moderne e shkollës përfshin pishinë të ngrohtë dhe të mbuluar, fusha tenisi, sallë sporti dhe fusha në ajër të pastër. Në kohën e lirë mund të përdoret salla e teatros dhe diskoteka.