Call us
00355 422 52 065

Vienë

Mosha: 16 – 19 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20-30 orë / javë
Mbërritja/ Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 1 Korrik – 11 Gusht
Niveli i studimit: A1 – C1
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus dhe sigurohet mëngjesi e një vakt
  • 20- 30 orë studimi të gjuhës gjermane / javë
  • Testim, materiale studimore, çertifikatë në përfundim të kursit,
  • Program sportiv dhe kulturor
  • Diskotekë dhe piknik si program argëtimi
  • Përdorim i mjeteve shkollore
  • Akses në Internet ( WLAN / WI-FI )
  • Guidë për Vienën dhe kartë uljeje për hyrjen në muze, teatro dhe dyqane
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast emergjence
  • Transferta nga/deri aeroporti i Vienës

Kurs për të rinj 2 javë 3 javë 4 javë 6 javë
20 orë 1263€ 1739€ 2215€ 3167€
30 orë 1533€ 2144€ 2755€ 3977€

KurseKurs Pushimi: Kursi është i dizenjuar për të rinjtë që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë e gjuhës Gjermane dhe të vizitojnë zonat turistike të qytetit të Vienës. Studimi i Gjermanishtes zhvillohet në 20 ose 30 orë në javë.
Kurs OSD: Gjatë kampit veror, nxënësit mund të regjistrohen në një kurs individual për pajisjenme çertifikatën OSD, për të cilën kërkohen 8 orë përgatitje e specializuar mësimore.

Akomodimi

Akomodimi bëhet në një konvikt për të rinjtë në dhoma dyshe të pajisura me banjo individuale. Mëngjesi dhe një tjetër vakt janë të përfshira në çmim. Distanca nga konvikti deri në shkollë dhe në qendrën e qytetit zgjat rreth 20 minuta me transportin publik.

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Ekskursionet organizohen kundrejt një pagese shtesë, dhe nxënësit mund të regjistrohen në momentin e nisjes. Në destinacionet kryesore përfshihen: Salzburg, Wachau, Laxenburg, Burg, Kreuzenstein, si dhe koncerte, musical etj. Gjithashtu të apasionuarit e sportit mund të luajnë futboll, basketboll ose volejboll plazhi. Në aktivitetet e parashikuara gjatë mbrëmjeve përfshihen; diskoteka, barbeque dhe shëtitje në Vienë.