Mosha: 16+
Akomodimi: Familje pritëse/kampus/ apartament
Studimi: 20 - 30 orë / javë
Mberritja/Nisja: e diel / e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Grupet: maksimumi 12 nxënës, Grup i vogël: maksimumi 8 nxënës
Niveli minimal: A1 - C2
Shkolla
Qendra e gjuhëve të huaja ndodhet përballë kështjellës Belvedere. Godina moderne tërësisht e rinovuar, disponon 5 klasa të mëdha, të pajisura me ajër të kondicionuar, mobilje moderne, bibliotekë me pajisje multimediale dhe mensë. Gjatë verës, qendra e gjuhëve të huajavë në përdorim edhe 15 klasa të tjera nga ndërtesa ngjitur, e cila ndodhet pranë parkut dhe fushave të sportit.
Kurset
Kurs të gjuhës gjermane të përgjithshme: Përveç gjuhës Gjermane, ofrohen edhe 5 orë në javë program kulturor në Vienë, që përfshin guidë nëpër qytet, debate të lira dhe videoprojeksione rreth muzikës, historisë, artit dhe literaturës Austriake, si dhe një kurs të valsit Vienez, party dhe sport.
Kurs i pergjithshëm 20 orë/javë: Kursi përfshin orë gramatike, të folurit dhe fjalorit
Kurs intensiv – 20 orë/javë + 10 orë në minigrup: Në kursin e përgjithshëm shtohen 2 orë në ditë në minigrupe
Gjuha Gjermane e biznesit – 20 orë/javë + 10 orë komunikim në biznes: Kombinimi i kursit të gjuhës së përgjithshme Gjermane me atë të fushës së biznesit mundëson njohjen e fjalorit specifik të përdorur në punën e përditshme.
Kurs super-intensiv – 20 orë/javë + 10 orë: Në kursin e përgjithshëm shtohen 2 orë në ditë ushtrime individuale, të cilat janë të kombinuara me kërkesat specifike, nevojat dhe interest profesionale të nxënësve.
Gjuha gjermane dhe muzikë (4-52 javë): Programi përfshin 20 ose 30 orë të gjuhës Gjermane
dhe një orë në javë dedikuar një instrumenti muzikor ose kantos, si dhe 1 deri në 3 lendë teorike. Orët e muzikës zhvillohen në Konservatorin e Vienës
Kurset e provimit: Shkolla shërben si qendër zyrtare për dhënien e provimit OSD, i cili mund të jepet në përfundim të kursit.
Kurset OSD (2 javë):
Akomodimi
Akomodim standard – Ofrohen shumë mundësi akomodimi të tilla si: familjet pritëse, kampusi shkollor, apartament ose kampusi “Actilingua”. Akomodimi në kampus bëhet në dhoma individuale
Kampusi i shkollës – Ofron apartamente me dhoma individuale ose dyshe, të pajisura me televizor, internet, kuzhinë dhe banjo, që ndahen mes 2 – 5 nxënësve.
Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë
Të gjitha kurset përfshijnë 5 orë në javë dhe I dedikohen njohjes së Vienës, atraksioneve turistike dhe muzeve të shumta të saj. Kundrejt një pagese shtesë, organizohen edhe ekskursione një ditore në Wachau dhe gjysëm ditore në Burg, Kreuzenstein ose Laxenburg.
Tarifat në Euro
Javët | 2 javë | 3 javë | 4 javë | Javë shtesë |
Basic | 872€ | 1256€ | 1640€ | 384€ |
Intensive | 1126€ | 1637€ | 2148€ | 511€ |
Javët | 2 javë | 3 javë | 4 javë | Javë shtesë |
Superintensive | 1712€ | 2516€ | 3320€ | 804€ |
German Business | 1126€ | — | — | — |