Valbonne, afër Nisës

Mosha: 10-14 vjeç dhe 15-19 vjeç
Akomodimi: kampus
Studim: 32 orë/javë
Mbërritja / Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 8-28 Korrik
Kohëzgjatja: 2 ose 3 javë
Grupet: 7-10 nxënës
Tarifa përfshin:
  • Akomodim në kampus
  • Tre vakte
  • 32 orë/javë
  • Testim për përcaktimin e nivelit të njohurive, materiale studimore dhe çertifikatë vlerësimi në përfundim të kursit
  • 2 ekskursione në javë
  • Program sportiv dhe argëtimi
  • Akses në pajisjet e shkollës dhe në internet
  • Shërbim lavanderie – një herë në javë
  • Mbikqyrje të vazhdueshme të nxënësve
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast emergjence

Shkolla

Rajoni Valbonne ndodhet shumë afër Cote d`Azur, rreth 25 km larg nga aeroporti i Nice dhe 13 km larg nga Cannes. Pamjet e këtij qyteti janë të mrekullueshme. Godina e shkollës ofron lehtësira të shumta.

Kurse

Kursi është shumë intensiv pasi zgjat 8 orë në ditë. Nxënësit ndahen në grupe të vogla deri në 10 persona. Klasat janë shpërndarë në këtë mënyrë: 4 orë të gjuhës Franceze; 2 orë seminare të specializuara; 2 orë rishikim dhe bërja e detyrave të shtëpisë nën mbikqyrjen e një mësuesi.

Aftësi të përgjithshme: Kursi përfshin 4 orë në ditë që fokusohen në lexim, gramatikë, shkrim dhe komunikim.
Modulet sipas zgjedhjes: Gramatikë, repertor Francez, gatim,bërje filmash, përgatitje provimi, Frengjishte biznesi dhe akademike si dhe teatër.
Komunikim elektronik: Një orë në ditë dedikohet për leksion E-com, gjatë të cilit përdoren kompjutera me programe software të hartuara enkas për studimin e gjuhëve të huaja dhe praktikimin e shkrimit.
Përgatitje ekstra: 2 orë në ditë nën mbikqyrjen e mësuesit, nxënësit rishqyrtojnë gjërat që kanë mësuar dhe bëjnë detyrat e shtëpisë të cilat kanë lidhje me ekskurionet e organizuara.

Akomodimi

Nxënësit akomodohen në të njëjtin kampus ku zhvillohet mësimi. Ofrohen dhoma dyshe (10 – 14 vjeç) ose teke (15 – 19 vjeç) me banjo en suite.

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Çdo javë organizohen 2 ekskursione me tematikë të ndryshme. Disa nga destinacionet janë: St. Tropez, Nice, Cannes, Monaco, Gras, parku i argëtimit Marineland, St. Paul de Vence dhe Iles de Lerins. Nxënësit kanë akses në pishinën e jashtme si dhe në fushat sportive brenda dhe jashtë kampusit.