Call us
00355 422 52 065

University of Sussex Brighton

Mosha: 15-20 vjeç
Akomodim: kampus
Kursi: 33 orë/javë
Mbërritja/nisja: e dielë – e shtunë
Periudha: 2 korrik – 19 gusht
Kohëzgjatja: 2-7 javë
Grupi: maksimumi 14 nxënës

Tarifa përfshin:
  • Akomodim
  • Tre vaktet
  • Test, materiale studimore dhe çertifikatë në përfundim të kursit
  • 33 orë/javë
  • 2 ekskursione në javë
  • Program argëtimi gjatë mbrëmjeve
  • Akses në internet
  • Shërbim lavanterie një herë në javë
  • Sigurim mjekësor për udhëtimin
  • Telefon në rast urgjencë 24/24
  • Transfertat nga/deri në aeroportin Heathrow ose Gatwick
Tarifat ne pound Britanik:


2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs intensiv (33orë) 3000£ 3000£ 6000£ 1500£

 

Rreth shkollës

Ndodhet në mes të parkut kombëtar të South Downs. Kampusi është i pajisur me restorante, sallë interneti, supermarket, farmaci, bare, zyrë postare, ATM, fusha futbolli dhe tenisi, salle fitnesi si dhe ofron shërbim Wi-Fi.

Kurset
Kurs intensiv
Në varësi të numrit të nxënësve të regjistruar, ata mund të ndahen në dy grupe sipas moshave 15-17 dhe 18-20. Programi përfshin tre module kryesore:
  • Aftësi gjuhësore: (13 orë): këto klasa fokusohen në praktikimin e shqiptimit dhe intonacionit, zgjerimin e fjalorit të studentëve si dhe përdorimin e drejtë të strukturës gramatikore dhe fjalorit në kontekstin formal dhe jo-formal.
  • Aftësi komunikuese: (7 orë): aftësi dhe strategji që kanë për qëllim zhvillimin dhe përdorimin e duhur të gjuhës në një nivel të lartë në kontekste të ndryshme profesionale në gjuhën e folur dhe të shkruar.
  • Aftësi Profesionale: (13 orë): klasat janë të strukturuara sipas modelit CLIL (Përmbajtja dhe mësimi i integruar i gjuhëve të huaja) që fokusohet në studimin e profesioneve të ndryshme.
Përgatitje për IELTS dhe CAE
Në vënd të moduleve të aftësive gjuhësore dhe aftësive komunikuese, nxënësit mund të zgjedhin te bëjnë përgatitje për IELTS (20 orë) ose përgatitje CAE (20 orë). Nxënësit punojnë me strukturën dhe komponentët e provimit, ata mësojnë teknika dhe strategji të ndryshme për të arritur rezultate të larta në provim, gjithashtu bëjnë edhe teste praktikuese.

Akomodimi
Akomodimi i nxënësve bëhet në kampus, në dhoma individuale të pajisura me banjo. Nxënësit pajisen me kupon me një vlerë prej 20 paund në ditë, të cilin mund ta përdorin për të ngrënë në të shtatë restorantet e kampusit.

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Pasditeve gjatë kohës së lirë nxënësit kanë mundësi të shumta argëtimi. Çdo mbrëmje organizohen programe argëtimi që kanë për qëllim familjarizimin e pjesëmarrësve me jetën studentore në Universitetin Brighton si dhe lidhja e miqësive me njëri tjetrin. Të shtunën dhe të dielën organizohen ekskursione në qytetet Brighton, Londër dhe në jug-lindje të Anglisë.