Kampi Golden Gate, Bullgari | Integral

Kampi Golden Gate, Bullgari

Mosha: 12-17 vjeç
Akomodimi: Kampus
Studimi: 30 orë në javë
Mberritja/Nisja: e diel - e shtunë
Periudha: 8 korrik - 4 gusht
Kohezgjatja: 2-4 javë
Grupet: 20-25 studentë
Niveli minimal: minimumi A1

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në kampus
  • Të gjitha vaktet (4 vakte në ditë)
  • 30 orë studimi të gjuhës angleze në javë
  • Materiale studimore
  • Çertifikatë për përfundimin e kursit
  • 1 ekskursion i plotë në javë
  • Programi argëtues çdo mbrëmje
  • Internet dhe akses në Wi-Fi
  • Mbikqyrje e plotë e nxënësve

    Telefon 24/24 për çdo emergjencë

Tarifat në CHF :

Shkolla

Kampi veror Golden Gate është një shkollë verore ndërkombëtare amerikane për adoleshentët e moshës 12 – 17 vjeç. Programi kombinon mësimin e gjuhës angleze me aktivitete që stimulojnë mendjen dhe trupin. Këto aktivitete përfshijnë sport, art, fotografi, aktivitete në plazh, etj. Në mbrëmje zhvillohen një sërë aktivitetesh për të zhvilluar aftësitë udhëheqëse dhe shoqërore.

Kids Camp Brigantina ndodhet në Detin e Zi në zonën e bukur të Albenës. Qëllimi i këtij kampi është t’u japë fëmijëve një model amerikan kampingu me një çmim të volitshëm në.

Akomodimi

Kampi për të rinj Hotel Brigantina zotëron 25 godina. Çdo shtëpi ka tre dhoma me dy shtretër, tualet me dush, dy dollape, një divan dhe një tavolinë, ajër të kondicionuar, verandë me tryezë dhe karrige, Wi-Fi, dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një akomodim të rehatshëm. Shtëpitë pastrohen çdo ditë dhe shtrojet e krevatëve ndryshohen një herë në javë.

Sport dhe aktivitete

Çdo pasdreke, nga e hëna në të premte të gjithë nxënësit zgjedhin një aktivitet të ndryshëm ku dëshirojnë të marrin pjesë. Organizohen aktivitete në plazh, bowling, not në pishinë, ndihma e parë, Arte dhe Mjeshtëri, yoga, Zumba, tenis, badminton, soccer, futboll, volejboll, basketboll, shah, fotografi, Frisbee , kulinari, palestër. Qëllimi i aktiviteteve në mbrëmje është rritja e vetëvlerësimit dhe krijimtarisë përmes ndërtimit të ekipit dhe parimeve të punës në grup. Nga e hëna në të premte, në intervalin 19:00 – 21:00, të gjithë nxënësit ndahen në grupe me mësues dhe këshilltarë dhe organizohen aktivitete për ndërtimin e ekipit, prezantime, shfaqje talentesh, kërcim, filma, disko, karaoke, etj.

Ekskursione

Si shpërblim për punën që nxënësit bëjnë dhe për të rifreskuar energjitë, të shtunën e parë fëmijët do të marrin pjesë në një ekskursion ditor. Mund të zgjidhni këto aventura emocionuese: Jeep Safari, Paintball dhe shëtitje me varkë në lumin Kamchia.

Kurset

I gjithë mësimi zhvillohet në gjuhën angleze dhe mësuesit janë anglezë dhe amerikanë. Nxënësit fokusohen në gramatikë, aftësitë sociale, kreativitet dhe qasje inovative. Ata mund të zgjedhin dy nga kurset e ofruara më poshtë:

  • Hyrje në ekonomi
  • Përgatitje për universitet
  • Gazetari dhe shkrim kreativ
  • Komunikimi dhe sjellje kulturore
  • Teatër
  • Le të njohim atë që hamë

Hyrje në ekonomi

Ky kurs paraqet konceptet në fushën e aftësive të biznesit me të cilat nxënësit kanë nevojë të njihen, si dhe rëndësinë e sipërmarrjes si një komponent thelbësor i çdo biznesi. Kursi ka për qëllim të njohë nxënësit me mënyrën e funksionimit të biznesit dhe ndikimet e tij mbi njerëzit dhe shoqërinë – duke i ofruar kështu një tablo mbi llojet e profesioneve që ata mund të zgjedhin për karrierën e mëvonëshme. Do të mësojnë bazat e financës, kontabilitetit, operacioneve, menaxhimit, tregjet komerciale dhe globale – si këto fusha ndërveprojnë mes tyre dhe si ndikojnë në ekonominë globale.

Përgatitje për universitet

Qëllimi i këtij kursi është t‘ju ofrojë nxënësve mjetet dhe njohuritë që iu nevojiten për të aplikuar në universitetet në Evropë ose në SHBA. Ata kuptojnë proçesin e gjatë dhe të komplikuar të aplikimit në universitet, dhe mësojnë si të gjejnë universitetin e duhur që përputhet me kërkesat e tyre. Gjithashtu kursi do të fokusohet në një pjesë themelore të procesit të aplikimit, tek letra e motivimit – si të shkruani një letër motivimi të strukturuar mirë, duke pasur parasysh se për shumicën e universiteteve, kjo letër ka 50% të peshës dhe është kriter pranimi.

Gazetari dhe shkrim kreativ

Njerëzit gjithmonë kanë qenë të varur nga mediat për të marrë informacion rreth ngjarjeve apo figurave publike. Ky kurs është një hyrje në botën e shtypit dhe mediave online. Ligji, etika dhe historia e gazetarisë do të mbulojnë shumicën e orëve të mësimit: reportazhe, shkrim, redaktim, fotografi, reklamim, dizajn, menaxhim dhe punë në grup. Nxënësit do të mësojnë të shkruajnë lloje të ndryshme artikujsh duke përdorur stile të ndryshme shkrimi. Për pjesën më të madhe, kursi do të fokusohet në zhvillimin dhe përmirësimin e stilit të shkrimit duke eksperimentuar me një sërë stilesh. Zëri, toni, sintaksa, fjalori, struktura dhe teknikat e redaktimit do të zhvillohen në atmosferën e relaksuese të seminareve kreative të shkrimit. Nxënësit do të zhvillojnë aftësitë e përgjithshme që kërkohen për të komunikuar si në shtyp ashtu edhe në internet. Theks i veçantë vihet në shkrim dhe taktikat që përdoren për intervistat dhe raportet, si dhe në kuptimin e përgjegjësive ligjore, morale dhe etike të qenësishme në shtypin e lirë. Nxënësit gjithashtu mësojnë se si të krijojnë tekste, grafika, imazhe, etj.

Komunikim dhe sjellje kulturore

Ky kurs është dizenjuar që t’u ofrojë nxënësve njohuri themelore mbi teorinë dhe praktikën e komunikimit. Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e komunikimit në marrëdhëniet tona ndërpersonale. Studentët studiojnë modelet bazë, përkufizimet dhe qasjet e komunikimit ndërpersonal dhe retorikës. Ata do të punojnë me perceptimin, vetë-konceptin, vetë-paraqitjen, konfliktin, komunikimin verbal dhe jo-verbal dhe mënyrat e përmirësimit të komunikimit. Nxënësit gjithashtu do të kuptojnë se si kultura ka një ndikim themelor që formon perceptimin dhe përvojën tonë të realitetit. Nxënësit do të zhvillojnë inteligjencën njohëse, emocionale dhe kulturore përmes luajtjes së roleve dhe metodës së rastit. Qëllimi i këtij kursi është t’i bëjë ata të aftë për të kuptuar dallimet kulturore dhe për të përshtatur sjelljen e tyre komunikuese me ndërveprimin dhe rezultatet e synuara prej tij. Studentët do të mësojnë se të kuptuarit e njerëzve të tjerë, kulturave të tjera dhe aftësisë për të komunikuar (në anglisht) është një parakusht për një të ardhme të suksesshme.

Teatër

Qëllimi i këtij programi është të zhvillojë dhe sintetizojë elementët më të avancuar të artit teatror, ​​duke përdorur kanalet e ndryshme të komunikimit, teknikat dhe metodat. Disa nga konceptet bazë përfshijnë: veprimin dhe karakterizimin, improvizimin, terminologjinë, lëvizjen, prodhimin vokal, audicionin. Në fund të kursit nxënësit do të jenë në gjendje të demonstrojnë përdorimin e teknikave të përparuara të veprimit, të improvizojnë dhe analizojnë një karakter në mënyrë që të pasqyrojnë cilësitë e tyre të brendshme dhe të jashtme. Kursi synon gjithashtu të shfrytëzojë ndikimet historike dhe kulturore në artin e teknikave teatrale vokale, klasike dhe bashkëkohore për të ilustruar aspektet fizike, emocionale dhe sociale të personazheve. Studentët do të kuptojnë më të mirë se si aktorët, drejtorët dhe projektuesit krijojnë dhe përsosin dialogun e tyre, si dhe do të marrin udhëzime skenike.

Le të njohim atë që hamë

Ky kurs do të studiojë ushqimin nga disa këndvështrime: si ato rriten dhe çfarë ndikimi kanë në mjedis, si përpunohen dhe shpërndahen, si ndikojnë në trupin tonë dhe në mirëqenien personale dhe të komunitetit ku ne jetojmë. Programi është i përshtatshëm për ata që janë të etur për të mësuar më shumë për ushqimin dhe për ata që duan të përmirësojnë dietën e tyre sipas parimit: “Ju jeni ajo që hani”.

Tarifa:

1 Javë 19 – 25 Korrik: 375 Euro

1 Javë 25 Korrik – 1 Gusht: 390 Euro

2 javë 19 Korrik – 1 Gusht: 820 Euro