Frankfurti renditet si qyteti i pestë në Gjermani për nga madhësia, me një popullsi afërsisht 690 mijë banorë. Frankfurti njihet edhe si kryeqyteti fi nanciar i Gjermanisë dhe i Europës dhe jo rastësisht këtu ndodhet edhe Banka Qendrore Europiane. Frankfurti ka shumë muze dhe i ofron turistëve të tij mundësinë për të vizituar Katedralen St. Bartolomeu, Operën Alte, Kishën St. Paul, shtëpinë e poetit të famshëm Goethe, etj.
Kurse
Kurs i përgjithshëm – Kursi përfshin 20 orë të gjuhës Gjermane në javë.
Kurs intensiv – Në kursin e përgjithshëm shtohen edhe 2 orë studimi në javë gjatë dy pasditeve.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në hotelin për të rinj “A&O”, në dhoma dyshe ose katërshe, të pajisura me banjo në dhomë. Disa kate të hotelit janë rezervuar vetëm për nxënësit dhe ka përfaqësues të shkollës të cilët mbikëqyrin 24 orë për të siguruar rregullin dhe disiplinën në hotel. Përfaqësuesit e shkollës akomodohen në të njëjtin kat me nxënësit dhe mësimi zhvillohet në të njëjtën godinë. Hoteli ka një kafene në taracë e cila ofron një pamje shumë të bukur të qytetit të Frankfurtit. Akomodimi përfshin 3 vaktet, ndërsa shërbimi i lavanderisë ofrohet kundrejt një pagese shtesë.
Kohë e lirë dhe ekskursione
Qendra ofron një gamë të gjerë aktivitetesh të organizuara, të tilla si: lojra, sport dhe vizita në destinacione të ndryshme turistike. Gjithashtu organizohen edhe ekskursione të plota ditore në fundjavë.
Tarifat në Euro
Kurs i pergjithshëm |
2 javë |
3 javë |
4 javë |
Jave shtesë |
Dhomë dyshe |
1870€ |
2695€ |
3520€ |
825€ |
Dhomë me 4 krevate |
1720€ |
2470€ |
3220€ |
750€ |
Kurs intensiv |
2 javë |
3 javë |
4 javë |
Javë shtesë |
Dhomë dyshe |
1970€ |
2845€ |
3720€ |
875€ |
Dhomë me 4 krevate |
1820€ |
2620€ |
3420€ |
800€ |