Kurs pushimi, Vienë

Mosha: 14-17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 ose 24 orë/ javë
Mbërritja/nisja: e diel- e shtunë
Periudha: 23 Qershor – 3 Gusht
Kohëzgjatja: 2 – 6 javë
Niveli i studimit: A2- C1
Grupi: maksimumi 15 nxënës
Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Tre vakte
  • 20 ose 24 orë të gjuhës gjermane në javë
  • Testim, materiale studimi, çertifikatë në përfundim të kursit
  • Akses në pajisjet shkollore
  • 1 ekskursion një ditor në javë
  • Aktivitete të organizuara çdo ditë
  • Akses në internet
  • Abonim për transportin publik
  • Mbikqyrje të përhershme të nxënësve
  • Telefon 24/24 për çdo rast emergjence
  • Tranferta nga/deri në aeroportin e Vienës ndërmjet orëve 8:00-20:00

 

 Tarifat ne Euro

Kurs standart 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Dhome dyshe 1720€ 2520€ 3320€ 800€
Dhome me 4 krevate 1520€ 2220€ 2920€ 700€
Kurs intensiv 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Dhome dyshe 1820€ 2670€ 3520&euro 850€
Dhome me 4 krevate 1670€ 2445€ 3220€ 775€

ShkollaMësimi zhvillohet në ndërtesën e rinovuar të hotelit Youth Hotel A & O, i cili ofron kushte të shkëlqyera për mësim dhe akomodim. Hoteli ndodhet në qendër, rreth 10 minuta larg në këmbë nga stacioni kryesor i trenit dhe vetëm 15 minuta në këmbë nga Pallati Belvedere, një nga atraksionet më të famshme dhe të njohura të Vjenës. Shkolla mund t’ju sigurojë transportin në të gjitha monumentet kulturore, historike dhe vendet më të bukura të Vjenës. Mësimi bëhet në pesë klasa të qeta dhe të ndritshme në të njëjtën ndërtesë, të pajisura me pajisje audio dhe video. Hoteli ka një kafene, dhomë me 5 kompjutera që mund të përdoren nga studentët, internet wireless dhe vend për karaoke. Studentët mund të marrin me qira biçikleta për të ecur nëpër qytet.

Kurset

Kurs i përgjithshëm: Kursi përfshin 20 orë Gjermanisht në javë gjatë mëngjesit, ndërmjet orëve 09:00-12:30
Kurs intensiv: Nxënësit që dëshirojnë një progres më të shpejtë mund të zjedhin kursin intensiv, praktikisht kursit të përgjithshëm i shtohen edhe 2 orë në javë gjatë pasdites.

Akomodimi

Akomodimi i nxënësve bëhet në hotelin e rinovuar së fundmi A & O Youth, që ndodhet afër Kështjellës Belvedere dhe stacionit të autobusëve qendror. Hoteli ofron dhoma të rehatshme me 2 ose 4 krevate dhe tualete individuale. Për nxënësit sigurohen
çarçafë dhe peshqirë, të cilat ndërrohen çdo 4 ditë, ndërsa pastrimi i dhomës bëhet çdo ditë. Kundrejt një pagese shtesë, ofrohet edhe shërbimi

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Viena ofron mundësi të shumta për kalimin e kohës së lirë dhe për tu argëtuar. Gjatë javës organizohen vizita në muze, kështjella dhe parqe të ndryshme në qytet. Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ekskursione një ditore dhe gjysëm ditore.
Disa nga destinacionet e mundshme janë: Liqeni Neusiedler, qyteti Hinterbruhl, Seegrotte, Donauinsel, etj.