Stafford House, London

Mosha: 16+ vjeç
Akomodimi: kampus/ familje pritëse
Kurset: 20, 25, 30 orë / javë
Mbërritja / Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Kohëzgjatja: minimumi 2 javë
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Minimumi i nivelit për kursin IELTS: mesatar
Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus ose familje pritëse
  • Mëngjesi dhe darka kur akomodimi është në familje mikpritëse, pa ushqimin për rezidentët 18+, të tre vaktet
    e përfshira për rezidentët 16-17 vjeç
  • Testim për pranim
  • Materiale studimi
  • Çertifikatë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • Program social të paktën 3 herë në javë
  • Shërbimi i lavanderisë një herë në javë për nxënësit e akomoduar në familje mikpritëse
  • Akses në internet dhe Wi-fi
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
Tarifat ne paund Britanik:
Hostel Piccadily,dhome individuale me tualet,pa ushqim:

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs standart (20 orë) 1200£ 1740£ 2280£ 540£
Kurs intensiv/IELTS 25 orë 1280£ 1860£ 2440£ 580£
Kurs intensiv/IELTS 30 orë 1360£ 1980£ 2600£ 620£

Familje mikpritëse,dhomë teke,Zona 3-4,mëngjesi dhe një vakt:

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs standart (20 orë) 1110£ 1605£ 2100£ 495£
Kurs intensiv/IELTS 25 orë 1190£ 1725£ 2260£ 535£
Kurs intensiv/IELTS 30 orë 1270£ 1845£ 24200£ 575£

Shkolla
Ndërtesa e shkollës është rinovuar tërësisht në vitin 2011 dhe ndodhet në lagjen Bloomsbury në zemër të Londrës. Të gjitha klasat janë të pajisura me tabela të bardha interaktive, gjë e cila u lejon nxënësve përdorimin e internetit, rrjeteve sociale
dhe video HD. Profesorët përdorin gjithmonë metodat më të avancuara të mësimdhënies dhe i përgatisin nxënësit për përdorimin e gjuhës si në jetën e përditshme ashtu edhe në atë virtuale (online).Nxënësit mund të përdorin sallat e informatikës,internetin, bibliotekën dhe mensën.
Kurse
Kurs standart – 20 orë/javë – Kurset zhvillohen vetëm në mëngjes dhe nëpërmjet tyre mund të praktikohen aftësitë e të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit, leximit, gramatikës dhe fjalorit. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer për ata nxënës që
dëshirojnë të kombinojnë përgatitjen gjuhësore me turizmin apo fusha të tjera.
Kurs intensiv- 25 – 30 orë/ javë – Në ndryshim nga kursi standart ky kurs ofron 10 orë shtesë të anglishtes teknike në fusha që nxënësit kanë zgjedhur në përputhshmëri me preferencat dhe nevojat e tyre. Disa prej temave janë si më poshtë: kultura britanike, debate për çështje të lidhura me aktualitetin, media dhe roli i mediave sociale në mjedisin e punës, anglishte biznesi, aftësi akademike, përgatitje për karrierën dhe përgatitje për provimet e Cambridge.
Përgatitje për provimin IELTS 25-30 orë/ javë – Ky kurs është i përshtatshëm pë studentët me një nivel mesatar të gjuhës angleze. Programi kombinon mësimin e gjuhës me strategjitë që duhen përdorur në provim. Ushtrimet e gjuhës përqëndrohen në zgjerimin e njohurive leksikore dhe gramatikore, njohjen me teknikat e provimit dhe llojin e pyetjeve të përfshira në provim. Shqyrtohen të gjithë komponentët e provimit dhe zhvillohen teste provë gjatë gjithë kohës.
Akomodimi
Rezidenca Piccadily – 18+: Ofrohet akomodim gjatë gjithë vitit. Dhomat janë individuale. Ambjenti i banimit përbëhet nga 6
dhoma, të cilat janë përshtatur në apartamente me një kuzhinë të përbashkët dhe dhomë ndenjeje. Rezidenca ndodhet në zonën 2, vetëm 3 stacione me metro larg shkollës.
Rezidencë për 16-17 vjeç(1 korrik – 25 gusht) : Nxënësit akomodohen në dhoma individuale ose dyshe, të pajisura me tualet. Akomodimi përfshin të tre vaktet. Rezidenca ndodhet vetëm 3 minuta në këmbë larg shkollës.
Familje pritëse : Akomodimi bëhet në dhoma individuale në familje, rezidencat e të cilëve ndodhen në Zonat 3 dhe 4 të Londrës. Sigurohet ushqimi dhe tualeti është i përbashkët. Distanca deri në shkollë është afërsisht 30-55 minuta. Kundrejt një pagese shtesë, nxënësit mund të akomodohen në familje pritëse që ndodhen në Zonën 2.

Sport dhe kohë e lirë

Kundrejt një pagese shtesë, shkolla organizon aktivitete të ndryshme shoqërore si: kinema, bowling, koncerte dhe ekskursione një ditore çdo të shtunë. Qëndra gjuhësore nuk ka një godinë të vetën, prandaj nxënësit mund të përfi tojnë për të vizituar
Londrën. Në afërsi ndodhet një kompleks sportiv i pajisur me pishinë dhe sallë fi tness. Çdo javë organizohen
të paktën tre aktivitete pa pagesë.