Sprachcaffe Malta | Integral

Sprachcaffe Malta

Mosha: 14 - 21 vjeç
Akomodimi: Familje pritëse / kampus
Studimi: 20 ose 30 ore / javë
Mberritja/Nisja: e diel - e shtunë
Periudha: Gjatë gjithë vitit
Kohezgjatja: 2- 9 javë
Grupet: 15 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në familje pritëse ose kampus
  • Tre vaktet (dreka me vete)
  • Materiale studimi
  • 20 ose 30 orë studimi të gjuhës angleze në javë
  • Testim për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Çertifi katë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • 1 ekskursion ditor / javë (me përjashtim të javës së fundit)
  • 1 ekskursion gjysëm ditor/ javë
  • Program argëtimi dhe sportiv
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
  • Transferta për dhe nga aeroprti i Maltës
  • Për studentët mbi 18 vjeç ofrohet akomodim në familje pritëse me 2 vakte të përfshira, ose në apartament pa ushqim.

Tarifat në CHF :

Datat e fillimit:

Cdo të diel nga 17 qershori duke patur parasysh përfundimin e kursit në 25 gusht. Kurset 18+ nisin çdo të diel të vitit duke mbajtur në konsideratë përfundimin e programit në 25 dhjetor. Për datat e fillimit për fillestarët drejtohuni Integralit. 5 janar, 30 mars, 29 qershor, 15 gusht, 21 shtator, 13 dhe 24 dhjetor janë pushime zyrtare dhe nuk bëhet mësim.

Shkolla
Qëndra e gjuhëve të huaja ndodhet në një zonë të qetë në Saint Julians, pranë Pachaville, që është një pikë turistike mjaft e populluar. Godina është ndërtuar në fillim të shekullit dhe ka një arkitekturë unike që kombinon elemente klasike greke me ato romake. Kompleksi i gjuhëve të huaja ka kufizuar hyrjen e vizitorëve për të garantuar siguri maksimale të nxënësve. Ndërtesat e shkollës së bashku me kampusin janë të vendosura në një kopesht të mrekullueshëm të pajisur me pishinë me shezllone, restorant dhe fusha për volejboll në plazh. Nënësit mbi 16 vjeç do të zhvillojnë mësim në klasa që ndodhen në një godinë më vete, e pajisur me ambient ngrënieje. Të gjithë nxënësit pa përjashtim përdorin ambientet e përbashkëta të Sprachcaffe si kafenenë, pishinën dhe sheshet e lojërave për aktivitetet e kohës së lirë dhe ato sportive. Kundrejt një pagese të vogël shtesë ju mund të përdorni kompjuterat me internet të sigurt dhe shërbimin e lavanderisë.
Kurset
Organizohen kurse 20 ose 30 orë në javë. Çmimi i kursit përfshin dhe programin e organizuar në kohën e lirë.AkomodimiFamilje pritëse: Ky lloj akomodimi është i përshtatshëm për nxënësit të cilët dëshirojnë jo vetëm të mësojnë gjuhën
angleze, por dhe të njohin një kulturë të re me zakonet dhe traditat e saj. Akomodimi bëhet në dhoma treshe ku përfshihen të tre vaktet. Qëndra e gjuhëve të huaja ndodhet vetëm 15 minuta larg.
Club Hostel:Ndodhet në afërsi të shkollës. Në përgjithësi dhomat janë të pajisura me 2 ose 3 krevate, por ka edhe dhoma për katër persona, të cilat ngjasojnë me apartamente me nga 2 tualete të përbashkëta.
Rezidencë kampus:Ndodhet në afërsi të shkollës dhe disponon dhoma me 4 deri në 7 krevate, me tualet të përbashkët në çdo kat.Kohë e lirë dhe ekskursioneOrganizohen aktivitete të ndryshme si sport, not, party mirë se ardhjeje, aktivitete gjatë mbrëmjeve, barbeque në plazh, kinema, diskotekë, etj. Në program janë të përfshira dhe ekskursionet në Valleta, kryeqyteti i vjetër Medina ose në ishujt Gozo dhe Comino. Kundrejt një tarife shtesë nxënësit mund të kenë dyfishin e aktiviteteve. E diela është ditë pushimi.

Kurse 18+

Mosha: 18 + vjeç.
Akomodimi: familje / аpartament
Studimi: 20 ose 30 orë/ javë
Mbërritja / nisja: e diel – e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Grupet: maksimumi 10 studentë
Kohëzgjatja: minimumi 2 javë.

Кurse: Për të gjitha programet grupet kanë nga 10 nxënës.
Kursi standart: Programi përfshin 20 orë të gjuhës angleze në javë.Mësimi zhvillohet nga e hëna në të premte në mëngjes ose pasdite.Kursi intensiv: Programi përfshin 30 orë të gjuhës angleze në javë.Qëllimi i kursit është pasurimi i fj alorit të studentëvedhe t’i bëjë ata të fi tojnë besim në të folur.

Anglishte biznesi:Ky kurs intensiv është dizenjuar për ata të cilët epërdorin anglishten çdo ditë në punën e tyre. Programi përfshin 20 orë mësimi standart në javë dhe 10 orë mësimi anglishte biznesi.

Tarifat ne Euro

Kurs pushimi 20 orë ne javë 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Apartament (dhomë dyshe) 730€ 1025€ 1320€ 295€
Apartament (dhomë dyshe komfort) 930€ 1325€ 1720€ 395€
Studio 1010€ 1445€ 1880€ 435€
Familje pritëse 910€ 1295€ 1680€ 385€
Kurs intensiv 30 orë ne javë 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Apartament (dhomë dyshe) 880€ 1250€ 1620€ 370€
Apartament (dhomë dyshe komfort) 1080€ 1550€ 2020€ 470€
Studio 1160€ 1670€ 2180€ 510€
Familje pritëse 1060€ 1520€ 1980€ 460€