Kampi veror Schule Schloss Salem | Integral

Kampi veror Schule Schloss Salem

Kështjella Salem: : 9 - 12; 12 - 14 vjeç
Spetzgart: 14 - 16 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: në funksion të kursit
Mberritja/Nisja: e shtunë-e shtunë/e diel
Periudha: 23 Korrik - 7 Gusht
Grupet: maksimumi 10 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në kampus
  • Tre vaktet (dreka e ngrohtë)
  • 13 ose 20 orë të gjuhës gjermane ose angleze në javë
  • Semiare praktike dhe teorike
  • Test për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Materiale studimi, çertifikatë për mbarimin e kursit
  • Diskotekë një herë në javë
  • Përdorimi i bazës shkollore
  • Vëzhgim i përhershëm i nxënësve
  • Ekskursione
  • Program argëtimi dhe sport çdo ditë
  • Telefon 24/24 në raste urgjence
  • Transferim nga/deri në aeroportin Zurich ndërmjet orëve 10:00 - 16:00

Tarifat në CHF :

Kështjella Salem 9-11 (22 Korrik – 5 Gusht), Anglisht ose Gjermanisht

E ndodhur mes një natyre të mrekullueshme, vetëm10 km larg liqenit Konstanz, Kështjella Salem është ndërtuar sipas stilit të manastireve mesjetare dhe mund të konsiderohet si një perlë e arkitekturës cisterciane. Shkolla ka një biblotekë të madhe, klasa komode dhe atelie të shumta për zhvillimin e aktiviteteve artistike.
Kurse (gjermanisht) – Kampi veror është një mundësi ideale për fëmijët për të krijuar një ide se si jetohet në një shkollë me konvikt, për të përjetuar një aventurë dhe për të parë nëse Salem është shkolla në të cilën do të donin të vazhdonin më tej arsimimin e tyre. Kërkohet të paktën një nivel fi llestar i gjuhës Gjermane. Mund të zgjedhin 2 ose 3 lëndë nga modulet e
mëposhtme: Moduli i “Arsimimit” përfshin lëndët: Gjermanisht, Gjermanisht për të huajit, Anglisht, shkrimn kreativ, matematikë praktike, dhe program Mini-Universitet. Përbëhet nga 3 orë mësimi në mëngjes me grupe deri në 14 nxënës.
Moduli “Praktik” përfshin: Art, cirk, mjedis, “Në skenë” dhe windsurfi ng. Fillimisht nxënësit do të marrin 2 klasa teorike, ndërsa në mbrëmje ata do të kenë klasa praktike për aktivitetet që kanë zgjedhur.
Akomodimi
Akomodimi bëhet në dhoma me nga 3 ose 4 krevate, të cilat ndodhen në pjesë të veçanta të kështjellës. Çdo seksion akomodimi është i pajisur me dushe, kuzhinë dhe dhomë ndenjieje për relaksimin e nxënësve. Schule Schloss Salem është themeluar në vitin 1920 dhe është një nga shkollat e mesme ndërkombëtare më të njohura në Gjermani. Qendra e saj ndodhet në kështjellën Spetzgart. Kjo shkollë ka terrene të shumta sportive, qendër multimediale dhe klasa moderne. Kursi i verës ofron mundësi për përfitimin e një burse për studime në shkollë të mesme.
Sport dhe kohë e lirë
Pas darkës, argëtimi për fëmijët vazhdon me aktivitete dhe sporte të reja. Në dispozicion të studentëve është një qendër sportive, e cila përfshin fusha tenisi, një fushë futbolli, pishinë dhe një port privat. Përveçse në ndeshje të ndryshme futbolli të organizuara në shkollë, nxënësit mund të marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera si lexim, art, fi lm, etj
Ekskursione
Një prej ekskursioneve që zhvillohet, bëhetnë Affenberg të shtunën, ku vizitorët mund të ushqejnë majmunët. Kur koha është e mirë, zhvillohen ekskursione në plazh pranë Liqenit të Konstancës. Të dielave mund të shijohet pamja e Kështjellës Salem dhe zona përreth, dhe mbrëmja përfundon me një Barbecue për të gjithë nxënësit.
Kështjella Salem 12-14  (22 Korrik – 5 Gusht) – Anglisht ose Gjermanisht
Kurse
Mund të zgjidhni një lëndë akademike dhe 4 lëndë të tjera (dy për çdo javë). Lëndë akademike: anglisht, gjermanisht për fillestarë, gjermanishte e avancuar, shkenca të natyrës dhe teknologjisë, sfida matematikore, përgatitje matematike; Art: fotografi, gdhendje druri, pikturë, tekstile, xhirim filmi,robotikë; Ndihma e shpejtë: ndihmë në rast zjarri, teknikat e shpëtimit të jetës, dhënie e ndihmës në det të hapur, dhënie e ndihmës së shpejtë për personat e plagosur.
Akomodimi
Pas mbërritjes në shkollë, djemtë dhe vajzat akomodohen në anë të ndryshme të kështjellës. Dhomat janë me nga 2 ose 3 krevate, me tualet të përbashkët në çdo kat. Secili krah i ndërtesës është i pajisur me dhomë ndenjeje dhe tualet me kabinë
dushi.
Sport dhe ekskursione
Nxënësit mund të zgjedhin të ushtrojnë sportet e mëposhtme: lundrim, gjuajtje me hark, tenis, sporte malore dhe ujore, sporte në grup, etj. Destinacionet kryesore që mund të vizitohen janë: Liqeni dhe qyteti Constance, Allgäu, Winter Zvicra, etj.
Spetzgart- Shkollë verore anglo-gjermane – 14-16, anglisht ose gjermanisht (22 Korrik – 6 Gusht)
Kurset zhvillohen në shkollën e Salem, që ndodhet në kështjellën Spetzgart. Nxënësit duhet të kenë një nivel mesatar të gjuhës angleze, pasi është gjuha kryesore e komunikimit në shkollë.
Kurse në gjuhën gjermane- Ofrohen kurse për tre nivele të gjuhës Gjermane: Fillestar – gjermanishtja në nivel komunikimi; Mesatar- lexim dhe komentim i teksteve, artikujve dhe pjesëve teatrale; I avancuar – nxënësit me nivel të avancuar mësojnë letërsinë dhe shkruajnë ese të temave të ndryshme. Në përfundim të kursit nxënësit do të krijojnë një revistë.
Kurse në gjuhën angleze – Nxënësit përmisojnë aftësitë e tyre në të shkruar dhe të folur nëpërmjet anglishtes së biznesit dhe asaj letrare. Në fund të kursit përgatitet një përmbledhje me materialet e përdorura.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në konvikte komode, në dhoma me dy krevate. Çdo kat është i pajisur me tualete me dush dhe dhomë ndënjeje me televizor.
Sport dhe kohë e lirë
Çdo pasdite ofrohet një program sipas zgjedhjes së vetë nxënësve: Lundrim: Ky kurs është i përshtatshëm për nxënësit
që dinë të lundrojnë dhe kanë njohuri në këtë fushë. Alpinizëm: Ajo zhvillohet në kampin sportiv pranë Radodolfzell, si dhe në ambientet jashtë përgjatë bregut të lumit Danub. Aventura në mal: Ski në ujë, çiklizëm malor dhe aktivitete të tjera për ata që pëlqejnë sportet në natyrë. Relaks në natyrë: Aktivitete relaksi si shëtitje, not dhe çiklizëm. Tenis: Stërvitja bëhet në fushat e shkollës nën mbikqyrjen e trajnerëve me eksperiencë. Sporte ujore: Kanotazh, windsurfi ng, ski në ujë, etj. Qeramikë: Mësues me eksperiencë do të mësojnë nxënësit si të përgatisin një projekt, krijojnë dhe dekorojnë objektet e tyre të qeramikës. Art dhe dizajn: Dekorim bluzash, bërje bizhuterish, etj. Aktrim: Nxënësit do të marrin pjesë në një projekt të përbashkët teatror dhe në fund të kursit do ta paraqesin para një auditori. Në program përfshihen të gjitha fazat e përgatitjes së veprës: ndriçimi, backstage, set-up, make-up, muzika dhe aktrimi.
Ekskursione
Ekskursionet janë dy ditore dhe zhvillohen nga e premtja deri të dielën pasdite. Studentët mund të zgjedhin opsionet e mëposhtme: Hiking në mal – ecje 5 – 6 orë në ditë;  Freiburg – Pylli i Zi;  Liqeni Constance – not, barbecue dhe udhëtim
me varkë në Überlingen;  Liqeni Constance – shëtitje me kajake; Alpinizëm – ushtrimet udhëhiqen nga trajnerë me
përvojë në ngjitje në shkëmb; Liqeni Constance – lundrim

Tarifat ne Euro

Kurs Pushimesh 2 javë
Kështjella Salem 9-11 3150€
Kështjella Salem 12-14 3150€
Spetzgart 14-16  3150€