Salamanca | Integral

Salamanca

Mosha: 5-12 vjeç, 13-14 vjeç, 15-17 vjeç
Akomodimi: kampus/familje pritëse
Studimi: 20 orë studimi/javë
Mberritja/Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 3 Korrik - 30 Shtator
Kohezgjatja: 2 - 6 javë
Grupet: deri në14 nxënës
Niveli minimal: A1 - C2

Në cmim përfshihet :

  • Tre vakte (dreka e ngrohtë)
  • Drekë e ngrohtë për nxënësit e kampit ditor
  • 20 orë të gjuhës spanjolle në javë
  • Provim për përcaktimin e nivelit të gjuhës, materiale
  • studimi, çertifi katë vlerësimi në përfundim të kursit
  • 1 ekskursion një ditor çdo 2 javë (pa përfshirë javën e parë)
  • 1 ekskursion gjysëm ditor çdo 2 javë(pa përfshirë javën e parë)
  • Aktivitete sportive edhe zbavitjeje çdo ditë
  • Akses në pajisjet e shkollës dhe në internet

Tarifat në CHF :

Kursi i pushimit përfshin
  • Akomodim në kampus
  • Shërbim lavanderie
  • Mbikqyrje të vazhdueshme të nxënësve
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast emergjence
  • Sigurim shëndetësor
  • Transfertat nga/deri në aeroportin Salamanca

Shkolla
Shkolla në Salamanca është një institucion prestigjioz i vendosur shumë afër qendrës së qytetit. Sallat e saj janë të përkryera për nxënësit për të studiuar, për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën e lirë. Aktivitetet dhe mësimi janë të miksuara në mënyrë të tillë që nxënësit të përfi tojnë sa më shumë nga qëndrimi i tyre. Mësuesit janë tejet të apasionuar për t’ju ndihmuar të mësoni me lehtësi gjuhën spanjolle. Në shkollë ofrohet Wi-Fi, dhoma kompjuterike dhe sallë e madhe e përbashkët për t’u çlodhur dhe për të bërë miq të rinj nga e gjithë bota. Shkolla ka një kapacitet prej 220 personash dhe është një bashkësi e madhe nxënësish nga e gjithë bota, të cilët vijnë në Salamanca për kurset e shumta spanjolle të ofruara dhe kampet verore. Ata joshen nga tradita e rrënjosur e të mësuarit që ekziston në qytet. Kjo shkrirje e kulturave, traditave dhe gjuhëve iu lejon nxënësve të mësojnë shumë më tepër sesa thjesht gramatikë dhe shqiptim. Shkolla gjithashtu ka hapsira të gjelbra ku nxënësit mund të shkojnë për shëtitje, të relaksohen në hijen e pemëve ose të marrin pjesë në çdo lloj aktiviteti në natyrë.
Kurse
Kursi i pushimit – Programi përfshin 20 orë të gjuhës spanjolle në javë. Rreth 60% e nxënësve janë spanjollë të cilët mësojnë edhe gjuhë të tjera të huaja. Në shkollë mund të mësohet edhe anglishtja.
Kampi ditor – Shkolla ofron edhe një program ditor pa akomodim, nga ora 9:15 deri në 19:30. Ekskursionet e fundjavës për këtë program kanë pagesë shtesë. Nxënësit mund të zgjedhin të bëjnë vëtëm mësim pa aktivitete, ose të ndjekin kurse gjuhe bashkë me prindërit.
Akomodimi
Kampus: Qëndrimi në kampus mishëron thelbin e fi lozofi së së kampit veror: duke jetuar, studiuar, duke luajtur
dhe praktikuar gjuhët së bashku 24 orë në ditë në një mjedis tërësisht multikulturor, kampistët do të mësojnë aftësitë ndërpersonale dhe gjuhësore. Kur zgjidhet ky lloj akomodimi, nxënësit spanjollë dhe ata ndërkombëtarë ndahen vetëm gjatë orëve të mësimit në mëngjes. Ata do të përjetojnë gjithçka tjetër së bashku, nga sportet, punimet artistike,aktivitetet rekreative, ekskursione, etj. Kampusi ndodhet brenda në kolegj. Akomodimi bëhet në dhoma të rehatshme dyshe me lavaman. Tualetet
janë të përbashkëta për çdo kat. Të treja vaktet janë të përfshira në çmim.
Familje pritëse (15-17 vjeç) :Akomodimi në familje ofron përvojën më autentike të mundshme. Imagjinoni llojet e gjërave që do të mësoni ndërsa bisedoni gjatë darkës për ditën e secilit dhe bëheni një anëtar tjetër i familjes. Ju do të kaloni me të kohën e lirë dhe ditët e fundjavës.
Sport dhe kohë e lirë
Pas zhvillimit të mësimit në mëngjes, pasditja dhe mbrëmja janë të mbushura me një shumëllojshmëri aktivitetesh, të gjitha projektuara për të qenë të përshtatshme për moshën e nxënësve. Aktivitetet janë të ndara në tre kategori: aktivitete kreative, punime artistike dhe ekskursione. Duke marrë pjesë në shumë lloje të ndryshme të aktiviteteve, kampistët nuk pushojnë kurrë së argëtuari. Shkolla ofron fusha futbolli, basketbolli, volejbolli, si dhe pistë patinazhi.
Aktivitete kundrejt pagesës
Shkolla mundëson pjesëmarrjen në sporte të ndryshme dhe aktivitete të tjera që zhvillohen gjatë pasdites në të njëjtën kohë me aktivitetet e tjera jashtë shkollore.
Ekskursione
Disa nga ekskursionet që organizohen janë: shëtitje në Salamanca, vizita në të dy katedralet e qytetit, Shtëpinë me Midhje, “Casa de las Chonchas”. Ekskursionet një ditore organizohen në Avilla, Segovia, qytetin në kufi me Portugalinë, Suilda Rodrigo dhe qytetet piktoreskë La Alberca dhe Alba de Tormes. Këto ekskursione i njohin studentët me diversitetin e madh të kulturës, ushqimit dhe gjeografi së spanjolle. Nxënësit do të përfi tojnë plotësisht nga atraksionet e veçanta që do të vizitojnë.

Tarifat ne Euro:
2 javë 4 javë
Kurs pushimi 1895€ 3295€
Kamp ditor 885€ 1785€