Romë, Qyteti i përjetshëm | Integral

Romë, Qyteti i përjetshëm

Mosha: mbi 16 vjeç
Akomodimi: Familje pritëse/apartament
Studimi: 15, 20 ose 25 orë/javë
Mberritja/Nisja: e diel - e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Kohezgjatja: 2 - 36 javë
Grupet: maksimumi 14 nxënës
Niveli minimal: A1 - C2

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në familje pritëse ose apartament
  • 15, 20 ose 25 orë të gjuhës italiane/ javë
  • Test për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Materiale studimi
  • Çertifikatë për mbarimin e kursit
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence

Tarifat në CHF :

Shkolla

Shkolla disponon 3 godina në qendër të qytetit. Kompleksi ofron sallë për gjuhët e huaja, qendra të shfaqjes së videove, sallë informatike, bibliotekë dhe snack-bar, si dhe lulishte e verandë.

Kurset

Kursi bazë: 15 orë mësimi në javë në grup, nga e hëna në premte, nga ora 13:00 deri në 16:15.
Kursi standart: 20 orë mësimi në javë në grup.
Kursi i kombinuar:25 orë mësimi. Grupe me 5 persona. Mësimi zhvillohet pasdite.

Kurse të tjera:

  • Italishte biznesi – në këtë kurs studentët zhvillojnë aftësitë e komunikimit, zhvillojnë biseda në lidhje me biznesin, mësojnë si të negociojnë dhe bashkëbisedojnë, si të drejtojnë korrespondencën në një biznes dhe si të bëjnë prezantime.
  • Përgatitje universitare – pjesa e parë e kursit ka si qëllim zhvillimin e aftësive gjuhësore si kuptueshmëria, degjimi, e folura, kurse në pjesën e dytë mësohet mbi lëndë specifi ke.
  • Fotografi – gjatë javës së parë studentët mësojnë teknikat e fi lmimit, fotografi së dixhitale dhe bëjnë analizimin e fotografi ve, kurse në javën e dytë përgatisin portofolin e tyre.
  • Gatimi – kursi përfshin teorinë (4 ditë në javë) dhe praktikë (1 mbasdite në javë), si dhe vizita në kuzhina të famshme dhe kantina vere.
  • Teatër – çdo kurs fillon me një tekst të caktuar – gazetë, revistë, këngë, etj. dhe bazuar në tekst nxënësit duhet të pergatisin një performacë teatrale.
  • Përgatitje për CIEL – përgatitje 6 javore e specializuar për provim, që konsiston në 6 orë në javë. Data e fillimit – 29 prill dhe 4 tetor.

Akomodimi

Akomodimi bëhet sipas zgjedhjes së familjes pritëse dhe mundësohet përdorimi i kuzhinës. Apartamentet për të rinj ndodhen rreth 45 minuta larg shkollës.
Ekskursione

Kundrejt një pagese shtesë organizohen ekskursione në: Campidoglio, Castel Sant’Angleo, 3 kishat në stilin barok, etj. Gjithashtu zhvillohen edhe seminare ose shfaqen fi lma italianë.

Tarifat ne Euro :

Familje pritese 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs kryesor 767€ 1052€ 1302€ 280€
Standart 822€ 1142€ 1412€ 310€
I kombinuar 977€ 1377€ 1727€ 380€
Apartament 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs kryesor 782€ 1087€ 1342€ 290€
Standart 837€ 1177€ 1452€ 320€
I kombinuare 992€ 1412€ 1767€ 390€