Montreal | Integral

Montreal

Mosha: 10 – 16 vjeç
Akomodimi: Kampus
Studimi: 20 orë Anglisht ose Frengjisht/ javë
Mberritja/Nisja: E shtunë – e shtunë
Periudha: 6 Korrik - 3 Gusht
Kohezgjatja: 2 – 4 javë
Grupet: Maksimumi 16 nxënës
Niveli minimal:  A1

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim ne kampus
  • Tre vakte (dreka me vete në ditët e ekskursioneve)
  • 20 orë mësimi në javë
  • Materiale studimi, çertifikatë në fund të kursit dhe raporti i progresit
  • Sigurimi shëndetësor
  • Tarifë regjistrimi
  • Një eskursion I plotë ditor dhe një eskursion gjysëm ditor ne javë
  • Transfertat për / nga aeroporti
  • Internet dhe akses ne Wi-fi

Tarifat në CHF :

Rezidencë, dhome teke, tualet i përbashket (datat e fillimit 6,13,20 Korrik)

Qyteti
Montreal është qyteti më europian në kontinent, si dhe qyteti i dytë më i madh në Kanada dhe që luan një rol të rëndësishëm në historinë e Kanadasë.Montreal gjithashtu ka një prani të madhe studentore gjatë gjithë vitit, gjë që i bën mijëra festivale, ngjarje dhe muze, të gjalla dhe të këndshme me shumë mundësi për ekskursione. Nje qytet i mrekullueshëm për të jetuar, punuar dhe studiuar. Ky është qyteti ku dy kultura të mëdha gjuhësore, frëngjisht dhe anglisht jetojnë krah për krah – vend i përsosur për të mësuar jo vetëm një, por dy gjuhë!.

Shkolla
Të gjitha klasat e kampit, sportet, vaktet dhe lojrat zhvillohen në kampusin e sigurt të Universitetit McGill në buzë të malit Royal, vetëm pak minuta nga qendra e Montrealit. McGill ka 38,000 studentë dhe është një nga universitetet më të renditura në Kanada dhe në listen e 50 universiteteve me te mira ne bote !

Kurse
Language Immersion Summer School
Nëse dëshironi të përqendroheni në aftësitë tuaja gjuhësore dhe të mësoni më shumë rreth kulturave të tjera, ky është programi i përkryer për ju!
Dygjuhësia e bën Montrealin destinacionin e përkryer për të mësuar dhe praktikuar anglishten dhe frëngjishten. Shkolla verore në anglisht ose frëngjisht është alternativa juaj më e mirë nëse doni të përqendroheni në aftësitë e tyre gjuhësore dhe të zhyteni në kulturën kanadeze.
Ky program kombinon mësimin e klasës me udhëtimet në terren dhe aktivitetet Interactive Language Experience në mënyrë që studentët të mund të praktikojnë rreth qytetit në situata reale të jetës. Ne ju ofrojmë një qasje komunikuese dhe interaktive në klasat tona angleze dhe franceze, duke u fokusuar në 4 aftësi: të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit.

Akomodimi
Kampus
Rezidencat e Universitetit McGill ofrojnë dhoma gjumi private dhe hapësira te perbashketa. Studentet djem dhe vajza akomodohen ne kate te ndryshme dhe kanë mbikëqyrje 24 orë.Ofrohet gjithashtu sherbimi I lavanderise.

Ekskursione, sport dhe kohë e lirë
Aktivitetet qe ofrohen per nxënësit jane te ndryshme,argetuese, por që gjithashtu motivojnë praktikën e aftësive të tyre ne anglisht. Organizohet nje eskursion I plote ditor dhe nje eskursion gjysem ditor ne jave.Femijet do te kene mundesi te shfaqin kreativitetin e tyre ,te argetohen duke mesuar si dhe te praktikojne sporte te ndryshme.

Tarifat në Dollar Kanadez :

2 javë 3 javë 4 javë
Language Immersion Summer School 2440 CAD 3575 CAD 4710 CAD