Tarifa përfshin:
Tarifat në pound Britanik:
2 javë | 3 javë | 4 javë | 6 javë | |
Grupi 1* | 2885£ | 4135£ | 5205£ | 7530£ |
Kurset e tjera | 2725£ | 3895£ | 4885£ | 7050£ |
Shkolla
Kurse
Kursi përfshin 20 orë të gjuhës Angleze në javë, që zhvillohen gjatë mëngjesit dhe 2 orë stërvitje gjatë pasdites, sipas dëshirës. Çdo javë, nxënësit mund të zgjedhin një sport të ndryshëm: Hipizëm, Futboll, Golf, Modë, Arte plastike, Hockey, Basketball, Badminton, Squash, Kërcim, Tretratlon, Shah, Tenis, Not, Atletikë, Ari i kuzhinës, Skermë, Musical, Akademi Rroku, Akademi Filmi, Rugby, Arte marciale të përziera.
Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë
Të mërkurave zhvillohen ekskursione një ditore në Oxford, Wells, Bath, Bristol, qytete turistike bregdetare, muzeun e shkencave ose në park lojrash. Të shtunave mund të vizitohen qytetet Glastonburry, Bath, shpellat Wookey Hole si dhe organizohen shëtitje me varkë.
Ekskursione shtesë – Kundrejt një pagese ofrohen edhe ekskursione dy ditore në Londër dhe Oxfor dhe vizitë në parkun
e argëtimit në Alton. Pagesa përfshin dy netë akomodimi, të tre vaktet dhe tarifat e hyrjes në vendet turistike. Nisja bëhet të premten pasdite dhe kthimi të dielën në darkë. Nxënësit do të jenë të shoqëruar nga stafi i shkollës gjatë gjithë ekskursionit.
13-15 korrik – Cultural London. Përfshin vizitë në lagjen West End, muze dhe ekspozita.
20-22 korrik – Sightseeing London. Përfshin vizita në destinacione të ndryshme turistike dhe vende me rëndësi historike, në këtë mënyrë nxënësit mund të admirojnë disa nga pasuritë kulturore të Britanisë së Madhe. Gjithashtu studentët do të mund të vizitojnë edhe të famshmin London Eye.
27-29 korrik – Shopping në Londër. Është një mundësi mjaft e mirë për të bërë shopping, pasi organizohen vizita në disa nga qendrat tregtare më të famshme të Londrës.
4-5 gusht – Weekend në Oxford. Përfshin vizita në kampuset e Universitetit Oxford dhe në destinacione të tjera turistike. Gjithashtu nxënësit do të kenë mundësinë të shetisin me varkë mbi lumin Thames.