Milano, Opera dhe Moda

Mosha: mbi 18 vjeç
Akomodimi: familje pritëse / apartament
Studimi: 20 ose 30 orë/ javë
Mbërritja/ Nisja: e dielë – e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Kohëzgjatja: 2 – 36 javë
Niveli i studimit: A1 – C2
Grupet: maksimumi 14 nxënës
Tarifa përfshin:
  • Akomodim në familje pritëse, ose apartament (ushqimi nuk është i përfshirë)
  • 20 ose 30 orë të gjuhës italiane në javë
  • Test për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Çertifikatë për mbarimin e kursit
  • Guidë për orientim në momentin e mbrritjes
  • Konsultime për regjistrimin në universitet italiane
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
Tarifat ne Euro

:

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Standart 810€ 1175€ 1540€ 365€
Intensiv 1010€ 1475€ 1940€ 465€
Super intensiv 1770€ 2615€ 3460€ 845€

Datat e fillimit 
Çdo të diel – Fillestarët: 7 janar, 4 shkurt, 4 mars, 2 dhe 29 prill, 27 maj, 24 qershor, 8 korrik, 5 gusht, 2 dhe 30 shtator, 28 tetor, 25 nëntor 2, 25 prill; 1 maj; 15 gusht; 1 nëntor; janë festa zyrtare dhe nuk do të zhvillohet mësim.

Shkolla
Ndërtesa e qendrës së gjuhëve të huaja ndodhet në një vend të shkëlqyer, fare pranë qendrës tregtare “Milano”, në rrugën e famshme “Corso Buenos Aires”. Ajo mund të gjendet mjaft lehtësisht, pavarësisht se në cilën anë të qytetit ndodheni, pasi
është shumë pranë stacionit të metrosë “Lima”. Shkolla ndodhet në një godinë mjaft të bukur e cila ofron standarde të larta për zhvillimin e kurseve gjuhësore.

Kurse
Kurs standart (20 orë/ javë),
Kurs intensiv (30 orë/ javë)
Në këto kurse përfshihet mësimi i gramatikës, italishtja e folur si dhe idioma gjuhësore sipas nivelit të çdo nxënësi.
Kurs superintensiv
Përfshin 20 orë mësimi në grup dhe 10 orë mësimi individual.
Përgatitje për të aplikuar në universitetet Italiane.
Programi synon përgatitjen e studentëve kandidatë për specialitete e fusha të ndryshme. 4 javë – 30 mësime/javë nga 1 Korriku (arkitekturë, dizajn, inxhinieri) dhe 12 javë – 20 mësime/javë nga 6 Maj -gjatë katër javëve të para përfshihen: gjuhë Italiane dhe terminologji, ndërsa gjatë periudhës së dytë: biologji, kimi, fi zik, matematikë, arkitekturë, dizajn dhe inxhinieri.
Përgatitje për të aplikuar në universitetine modës dhe dizajnit
Programi siguron trajnimin e nevojshëm gjuhësor dhe terminologjik, si dhe iu njeh me aspektet kryesore sociale dhehistorike të industrisë. Niveli i italishtes i nevojshëm për këtë nivel – mesatar.

Akomodimi 
Sipas kërkesës, nxënësit mund të akomodohen së bashku me nxënës të tjerë në apartamente, ose në familje italiane, ku sërisht sipas zgjedhjes së tyre u sigurohet mëngjesi dhe një tjeter vakt, ose vetëm mëngjesi. Dhomat janë individuale, por për nxënësit
që udhëtojnë së bashku ofrohen edhe dhoma dyshe. Akomodimi më i largët nga shkolla është rreth 30 minuta me transport publik.