Lyon, Qyteti i dritave | Integral

Lyon, Qyteti i dritave

Mosha: 16+
Akomodimi: familje pritëse/apartament
Studimi: 20, 25 ose 30 orë/javë
Mberritja/Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Kohezgjatja: minimumi 2 javë
Grupet: 12 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në familje ose apartament
  • Mëngjesi (për akomodimin në familje)
  • 20, 25 ose 30 orë të gjuhës frënge në javë
  • Test për përcaktimin e nivelit të gjuhës
  • Çertifikata e kursit të përfunduar
  • Akses në pajisjet e shkollës
  • Program argëtimi
  • Telefon 24 / 24 për çdo emergjencë

Tarifat në CHF :

Shkolla

Shkolla ndodhet në qendër të Lyon. Godina është ndërtuar në shekullin e 19 dhe ndodhet afër sheshit të madh të qytetit me pamje nga lumi Rhône. Ajo ka klasa moderne, Wi-Fi, mensë dhe kafene. Pranë saj është rruga për këmbësorë, e cila ka shumë pube, dyqane dhe vende për t’u çlodhur.

Kurse

Kursi bazë – progami përfshin 20 orë në javë mësim të gjuhës frënge.
Kursi standart – Kursit bazë me 20 orë mësim do t’i shtohen edhe 5 orë mësimi në javë. Fokusi është në gjuhën e folur.
Kursi intensiv – Kursi standard prej 25 orë mësimi në javë do të zhvillohet në grupe të vogla me 5 nxënës. Fokusi është në gramatikë dhe gjuhën e folur.

Akomodimi

Familje pritëse – Akomodimi bëhet në dhoma individuale. Mëngjesi është i përfshirë. Kundrejt një pagesë shtesë mund të sigurohet edhe një vakt tjetër. Tualeti dhe kuzhina janë të përbashkëta.
Apartament studentor – Çdo apartament ka 4 dhoma teke, 2 tualete private, një kuzhinë të përbashkët të pajisur plotësisht. Apartamentet ndodhen 20 minuta larg nga shkolla me transport publik.

Ekskursione dhe kohë e lirë

Lyon njihet si kryeqyteti francez i gastronomisë. Qyteti ofron një sërë aktivitetesh për të kaluar kohën e lirë – kinema, koncerte, salla sportive, restorante, disko, dyqane. Gjithashtu organizohen ecje përgjatë lumit dhe ekskursioneve të plota ditore në Gjenevë, Paris ose në Rivierën Franceze.

Tarifat në Euro:

2 jave 3 jave 4 jave Jave shtesë
Kurs bazë 925€ 1350€ 1695€ 405€
Kurs Standart 1035€ 1515€ 1915€ 460€
Kurs Intensiv 1155€ 1695€ 2155€ 520€