LIU Brooklyn | Integral

LIU Brooklyn

Mosha: 12-18 vjeç
Akomodimi: rezidencë
Studimi: 20 orë/javë
Mberritja/Nisja: e diel - e diel
Periudha: 25 qershor - 6 gusht
Kohezgjatja: 2-6 javë
Grupet:maksimumi 15 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodimi në rezidencë
  • Tre vaktet
  • 20 orë mësimi Anglisht në javë
  • Test për vleresimin e njohurive, materialet studimore, çertifikatë në përfundim të kursit
  • 1 ekskursion ditor në javë dhe 5 ekskursione gjysëm ditore në javë
  • Sporte dhe aktivitetet argëtuese
  • Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve
  • Përdorimi i Wi-Fi
  • Telefon 24/24 orë për çdo rast emergjence
  • Transferta nga/në aeroportin JFK

Tarifat në CHF :

Rreth ShkollësKursi zhvillohet në kampusin e Long Island University Brooklyn, vetëm një stacion larg nga Manhattan dhe shumë afër urës së famshme të Brooklyn dhe lumit East.

Akomodimi

Nxënësit akomodohen në rezidencën e universitetit në dhoma me 2 ose 3 krevate dhe banjo të përbashkët në kat. Kundrejt një pagese shtesë nxënësit mund të marrin një dhomë dyshe ose treshe me banjo në dhomë.

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Ekskursionet gjysëm ditore zakonisht zhvillohen mbasditeve ose në darkë. Ato përfshijnë vizitë në Greenwich, Muzuen e Shkencave Natyrale, parkun Central, Empire State Building, 5th Avenue etj. Gjatë ekskursioneve ditore vizitohen vende si: ishulli Coney, Roosevelt Field Mall etj. Pas mësimit për nxënësit organizohen aktivitete sportive dhe argëtuese. Pishina e universitetit është në dispozicion të tyre, gjithashtu dhe sallat e kërcimit, fushat e futbollit, basketbollit dhe tenisit. Programet e argëtimit përfshijnë shopping dhe vajtje në kinema. Në darkë organizohen lojra argëtuese si dhe ecje në qytet.