Ligniano, Dielli i Detit Adriatik

Mosha: 12 – 14, 15 – 16, 17- 18 vjeç
Akomodimi: rezidencë
Studimi: 20 orë/ javë
Mbërritja/ Nisja: e dielë – e dielë
* në javën e fundit, nisja bëhet të shtunën
Periudha: 30 qershor – 27 korrik
Kohëzgjatja: 2 – 4 javë
Niveli: A1-C2
Grupet: maksimumi 12 nxënës
Tarifa përfshin:

  • Akomodim në rezidencë
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë gjatë javës dhe në paketëgjatë fundjavës)
  • 20 orë të gjuhës italiane
  • Test për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Materiale studimi
  • Çertifikatë për mbarimin e kursit
  • 1 ekskursion një ditor/ javë
  • Program sporti dhe argëtimi çdo mbasdite dhe mbrëmje
  • Sigurim shëndetësor
  • Akses në pajisjet e shkollës
  • Not në pishinën e shkollës
  • Shërbimi i lavanderisë
  • Mbikqyrje të përhershme të nxënësve
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence

 

2 javë 3 javë 4 javë
Kursi standart 1780€ 2630€ 3480€

Qyteti dhe shkolla
Ligniano është një pikë turistike pranë Detit Adriatik, që ndodhet në qytezën Villagio Adriatico. Qendra e gjuhëve të huaja ka një plazh privat dhe ndodhet mes një pylli të bukur që shtrihet përgjatë bregut të detit. Mësimdhënia është fokusuar në
përmirësimin e njohurive të gjuhës Italiane dhe u mundëson nxënësve arritjen e një niveli gjuhësor të mjaftueshëm për komunikim. Nxënësit kanë mundësi të praktikojnë gjuhën Italiane gjatë takimeve me studentët italianë të së njëjtës moshë.
Akomodimi

Nxënësit akomodohen në dhoma me 2 deri në 4 krevate, të pajisura me tualet. Vajzat dhe djemtë akomodohen në ndërtesa të ndara, ndërsa ndarja nëpër dhoma bëhet në varësi të moshës së tyre. Gjithashtu kampuset disponojnë mensë dhe ambjente
të përbashkëta të pajisura me televizorë.

Sport dhe aktivitete
Kampusi përfshin ambjente të shumta për të praktikuar sporte të ndryshme: sallë multifunksionale, 4 pishina, 1 fushë të madhe dhe 3 fusha të vogla futbolli, fusha basketbolli e volejbolli, aerobi dhe ushtrime në ujë, plazh privat, volejboll dhe futboll
plazhi. Pjesë e aktiviteteve të pasdites janë: klasa gatimi, vizatime në bluza, bërje kostumesh etj, ndërsa në aktivitetet e mbrëmjes përfshihen: kinema verore, shëtitje në qytet, disko, party në plazh, etj.

Ekskursione
Ekskursionet zhvillohen në: Venezia, Verona, Trieste, Ferrara, Cividale, Udine, Villa Manin-Passiano dhe parkun Gardaland. Bileta për në parkun Gardaland mund të sigurohet kundrejt një tarife shtesë prej 30 Eurosh.