Mosha: 12 - 14, 15 - 16, 17- 18 vjeç
Akomodimi: rezidencë
Studimi: 20 orë/ javë
Mberritja/Nisja: e dielë - e dielë
* në javën e fundit, nisja bëhet të shtunën
Periudha: 3 - 30 korrik
Kohezgjatja: 2 - 4 javë
Grupet:maksimumi 12 nxënës
Niveli minimal: A1-C2
Qyteti dhe shkolla
Ligniano është një pikë turistike pranë Detit Adriatik, që ndodhet në qytezën Villagio Adriatico. Qendra e gjuhëve të huaja ka një plazh privat dhe ndodhet mes një pylli të bukur që shtrihet përgjatë bregut të detit. Mësimdhënia është fokusuar në
përmirësimin e njohurive të gjuhës Italiane dhe u mundëson nxënësve arritjen e një niveli gjuhësor të mjaftueshëm për komunikim. Nxënësit kanë mundësi të praktikojnë gjuhën Italiane gjatë takimeve me studentët italianë të së njëjtës moshë.
AkomodimiNxënësit akomodohen në dhoma me 2 deri në 4 krevate, të pajisura me tualet. Vajzat dhe djemtë akomodohen në ndërtesa të ndara, ndërsa ndarja nëpër dhoma bëhet në varësi të moshës së tyre. Gjithashtu kampuset disponojnë mensë dhe ambjente
të përbashkëta të pajisura me televizorë.
Sport dhe aktivitete
Kampusi përfshin ambjente të shumta për të praktikuar sporte të ndryshme: sallë multifunksionale, 4 pishina, 1 fushë të madhe dhe 3 fusha të vogla futbolli, fusha basketbolli e volejbolli, aerobi dhe ushtrime në ujë, plazh privat, volejboll dhe futboll
plazhi. Pjesë e aktiviteteve të pasdites janë: klasa gatimi, vizatime në bluza, bërje kostumesh etj, ndërsa në aktivitetet e mbrëmjes përfshihen: kinema verore, shëtitje në qytet, disko, party në plazh, etj.
Ekskursione
Ekskursionet zhvillohen në: Venezia, Verona, Trieste, Ferrara, Cividale, Udine, Villa Manin-Passiano dhe parkun Gardaland. Bileta për në parkun Gardaland mund të sigurohet kundrejt një tarife shtesë prej 30 Eurosh.
2 javë | 3 javë | 4 javë | |
Kursi standart | 1820€ | 2640€ | 3460€ |