Leysin American School

Mosha: 10-17vjeç
Studimi: 20 orë/javë anglisht, frengjisht/ose lëndë të tjera
Akomodimi: kampus
Mbërritja / Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 24 Qershor- 4 Gusht*
Grupet: deri në 12 nxënës

Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Tre vaktet
  • 20 orë studimi/javë
  • Test për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Çertifikatë pas mbarimit të kursit dhe libra
  • Sport dhe programe krijuese çdo ditë
  • 1 ekskursion i plotë ditor dhe 1 gjysëm ditor në javë
  • Sigurim shëndetësor
  • Telefon 24/24 për çdo urgjencë
  • Transferta nga/deri në aeroportin e Gjenevës ndërmjet orëve 09:00-18:00 në mbërritje dhe 09:00 – 12:00 në nisje.
  Tarifat ne CHF :    


2 javë 3 javë 4 javë LAS Edge (7-27 Korrik)
LAS Summer 4950 8900 12750 8900

  

Shkolla dhe akomodimi
LAS është një nga shkollat elitare të Zvicrës, e cila ndodhet në stacionin malor Leysin në lartësinë 1300m. Qendra shkollore përfshin disa ndërtesa ku nxënësit akomodohen, zhvillojnë mësim, përdorin laboratorët gjuhësorë, sallën informatike, bibliotekën, qendrat e arteve, teatrin modern, sallën e gjimnastikës dhe terrenet sportive. Akomodimi bëhet në dhoma komode me 2 deri në 4 krevate, me tualet brenda në dhomë.
Kurse
Të gjitha modulet (me përjashtim të Frëngjishtes), udhëzimet dhe aktivitetet ekstrakurrikulare zhvillohen në gjuhën angleze. Në të gjitha programet nxënësit ndahen sipas moshës dhe nivelit të gjuhës.
LAS Summer – Programi ofron 3 orë mësimi të gjuhës angleze ose frënge në ditë, nga e hëna në të premte. Kursi ofrohet nga niveli fillestar deri në atë të avancuar.
Programi akademik – Nxënësit mund të zgjedhin mes 2 moduleve: Accelerator, ku fokusi është në lëndët akademike dhe Explorer, një program që ofron një sërë temash dhe projektesh përveç lëndëve bazë. Mësimi zhvillohet njëkohësisht brenda dhe jashtë klasave, për t’i lejuar nxënësit të përfi tojnë eksperiencë praktike në një mjedis të vërtetë. Eshtë e nevojshme të zgjidhen
2 lëndë, një nga secili modul.
Accelerator – Matematika – Qëllimi i lëndës është të zgjerojë njohuritë matematikore të nxënësve, të përmirësojë të menduarit e tyre logjik dhe t’i bëjnë të kuptojnë përfshirjen e këtyre njohurive në jetën e përditshme në shkencë, teknologji, inxhinieri, statistikë, etj. Programim – Në këtë kurs nxënësit do të punojnë me programe animacioni 3D. Në fund të tij pritet
që nxënësit të jenë në gjendje të krijojnë, zhvillojnë dhe menaxhojnë animacionet e tyre. Ekonomi – Kursi është i përshtatshëm për ata që janë të interesuar në shkencën e ekonomisë, atë humane, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe
në proçesin se si paratë ndikojnë vendimarrjen. Lidership – Do të mësoni: Çfarë është një lider? Çfarë karakteristikash duhet të ketë? Cilat janë sfi dat e një lideri?
Explorer – Breaking code – Në këtë kurs do të njiheni me teknika të ndryshme të krijimit dhe dekriptimit të kodeve dhe se si kanë evouluar ndër vite. Robotikë – Do të studiohet programimi dhe kontrolli robotik. Nuk janë të domosdoshme njohuritë
e mëparshme. Misteret e panjohura – Në këtë kurs do të diskutohet mbi puzzles më të famshëm në botë, arsyen e zhdukjes së objekteve në trekëndëshin e Bermundës, çfarë ndodhi me banorët e Ishullit të Pashkëve, vampirët, etj. Art dhe shkencë – Do të merrni informacion se si janë huazuar disa metoda inovative shkencore nga arti, si të memorizoni shpetj informaccionin
dhe si të shpjegoni disa koncepte komplekse.
LAS Edge™ – Ky është një program i ri tre javor i dizejnuar për t’i përballur nxënësit me sfi da të ndryshme në mënyrë që ata të njihen me njëri-tjetrin më mirë dhe të fitojnë më shumë vetëbesim. Programi ndahet në tre module, një për çdo javë: Inovacion – do të mësohet mbi shpikjet dhe projektet e ndryshme bashkëkohore; Solidarizim – diskutohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria moderne dhe çfarë mund të bëjë secili person për të ndihmuar; Përgjegjësia – Nxënësit përveçse të jenë në gjendje të marrë vendime, duhet të mësohen edhe të mbajnë përgjegjësi për to. Ata mësojnë se si ta bëjnë këtë në praktikë.
Sport
Tenis: I disponueshëm për të gjitha moshat dhe nivelet. Do të studiohen sëbashku teknikat e lojës, përgatitja e skemës, menaxhimi i kohës, parapërgatitja për lojë dhe dieta e duhur ushqimore. Ngjitje në mal: Ky program do të testojë qëndrueshmërinë, vetëbesimin, lidershipin dhe aftësitë komunikuese përmes aktiviteteve të ndryshme si orientimi, ngjitja në shkëmb, siguria, reagimi në raste emergjence, etj.
Klubet e interesit
Gjatë periudhës së qëndrimit të tyre, studentët mund të zgjedhin një klub për të qenë pjesë e tij. Klasat më poshtë janë të disponueshme katër ditë në javë për dy orë: Muzikë (kitarë, piano, DJ, film); Fotografi ; Robotikë dhe programim; Art dhe teatër; Gatim; Gjuhë të huaja (frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe mandarin)
Ekskursione dhe aktivitete
Shkolla ofron aktivitete të shumta si bowling, ecje në mal, disko, not, talent show, netë filmash filmi, teatër, futboll, basketboll, patinazh në akull, etj. Ekskursionet përfshijnë vizita ne disa destinacione turistike.