Mosha: 4–10 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 26 orë/javë – frëngjisht, аnglisht, italisht
Mberritja/Nisja: në varësi të kursit
Periudha: 24 qershor – 12 gusht
Grupet: deri në 12 nxënës
7,400 CHF për kampin 3 javor
9.000 CHF për kampin 4 javor
Le Chateau des Enfants është një kamp veror ndërkombëtar, i cili zhvillohet në vilën Belvedere të Tasis. Nxënësit deri në 6 vjeç përdorin gjithashtu godinën Focolare, e cila ndodhet 5 minuta më këmbë nga shkolla fillore. Të gjitha aktivitetet drejtohen nga profesionistë me përvojë dhe një edukator kujdeset për 3 fëmijë.
Femijet eksplorojne, luajne dhe mesojne duke u argetuar.
Akomodimi: Akomodimi është në objektin e shkollës, në dhoma me tre ose katër shtretër. Banjat janë në çdo kat. Brenda një dhome janë studentë të kombësive të ndryshme.
Koha e lire:Pantomimë, “Harry Potter Evening”, mbrëmje talentesh, gjueti thesari, turne futbolli, bingo, festa zvicerane të djathit dhe akullore organizohen sipas moshës. Nxënësit 8-10 vjeç marrin pjesë në natën e kampingut rreth zjarrit. Të shtunën organizohen klube si kuzhina franceze, piktura në Lugano, hiking dhe futboll. Për më të vegjlit, mbrëmja mbyllet me një festë pizhame, shoqëruar me histori dhe një gotë qumësht e biskota.
Grupmosha 7 – 10 vjec mund te zgjedhe per te studiuar njerin nga modulet e meposhtme:
Me te vegjlit 4 deri 6 vjec (Minnows) femijet kalojnë ditën e tyre të zhytur në mësimin e gjuhës përmes lojës së strukturuar dhe të hapur me fëmijë nga e gjithë bota. Mësuesit e talentuar krijojnë një mjedis të ngrohtë dhe tërheqës ku mësimi është argëtues, ndërveprues dhe me në qendër nxënësin.
Fëmijët regjistrohen në kursin e gjuhes angleze ose frënge. Qëllimi është të ushqehet kureshtja natyrale të çdo fëmije për mësimin e gjuhës.
Eksploroni: Në kampus, Minnows shijojne kohën në dhomat e eksplorimit. Pasi nxënësit të mësojnë fjalorin kryesor, ata hyjnë në hapësira që janë krijuar me fusha të shumta mësimore që inkurajojnë komunikimin autentik me bashkëmoshatarët. Nxënësit zgjedhin se cilat zona dëshirojnë të eksplorojnë çdo ditë. Zonat përfshijnë shumë aspekte të STEAM dhe mund të përfshijnë eksperimentet, këndimin, gatimin, ndërtimin, luajtjen e roleve, numërimin, shkrimin dhe vizatimin. Ky eksplorim i hapur u mundëson mësuesve të punojnë individualisht me studentët për të përforcuar përdorimin e tyre të anglishtes ose frëngjishtes.
Jashtë kampusit, Minnows eksplorojne zonën lokale së bashku me stafin. Udhëtimet e preferuara në terren perfshijne përgatitjen e djathit në një fermë, një shëtitje në natyrë në pyjet Montagnola, turne në qendër të qytetit të Luganos dhe vizita në Parkun Swissminiatur.
Partial-Day (mosha 3–6 vjeç) – Programi ynë i pjesshëm Minnows është nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në 15:00 në Qendrën Al Focolare.
Full-Day (vetëm 6 vjeç) – Programi është nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në 18:00
Le Château des Enfants (CDE) 7 – 10 vjec | 3 javë | 4 javë | |
Boarding student | 7400 CHF | 9000 CHF | |
Day student – 5 days | 3800 CHF | 4300 CHF | |
Minnows – Day students only, 5 days per week | |||
6-year-olds leave at 18:00 | 3800 CHF | 4300 CHF | |
4- and 5-year-olds leave at 15:00 | 3050 CHF | 3450 CHF | |
Optional | |||
AC Milan Junior Soccer Camp | 400 CHF | 500 CHF | |
Tennis | 500 CHF | 700 CHF |