Call us
00355 422 52 065

Lancing

Mosha: 13 – 18 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 30 orë / javë
Mbërritja/ Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 1 korrik – 18 gusht
Kohëzgjatja: 2 – 7 javë
Grupet: maksimumi 14 nxënës
Niveli minimal: Përgatitje për FCE – B2; Përgatitje për CAE – C1
Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë)
  • 30 orë studimi të gjuhës angleze në javë
  • Testim për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Materiale studimi, çertifikatë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • 1 ekskursion ditor çdo javë
  • 2 ekskursione gjysëm ditore çdo javë (me përjashtim të javës së fundit të kursit)
  • Aktivitete sportive dhe kulturore çdo mbasdite dhe darkë
  • Shërbimi i lavanderisë 2 herë në javë
  • Përdorimi i WiFi dhe Internetit
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
  • Sigurim shëndetësor
  • Transferim nga/deri në aeroportin Heathrow dhe Gatwick
Tarifat ne pound Britanik:

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs intensiv 2250£ 3375£ 4500£ 1125£
Përgatitje FCE 2250£ 3675£
Përgatitje CAE 3775£

Shkolla

Lancing është një shkollë me konvikt, arkitektura e së cilës ngjason shumë me atë te universiteteve Oxford dhe Cambridge. Kisha e shkollës ruan mjaft vlera arktitekturore dhe ka famë kombëtare. Shkolla ndodhet në një kodër dhe ofron një pamje
fantastike të qytetit Brighton. Lancing është e pajisur me kafene moderne, sallë kompjuterash me akses Wi-Fi në disa zona.

Kurse

Kurs intensiv (30 orë/ javë) – Nëpërmjet këtij kursi, nxënësit fi tojnë vetëbesim dhe rrjedhshmëri të gjuhës. Orët e kursit janë të strukturuara si më poshtë:
Orë për zhvillimin e njohurive të përgjithshme të gjuhës angleze, duke përfshirë gramatikën dhe fjalorin. Ky kurs zhvillon aftësitë gjuhësore dhe kuptimin e gjuhës nëpërmjet reklamave, revistave, artikujve të gazetave, radios dhe programeve në TV. Gjithashtu bëhet një “projekt kërkimor” në skuadra, ku studentët bëjnë kërkimet e tyre për temën e javës dhe e prezantojnë atë në formën e një performance, historie ose diskutimi. Kundrejt një pagese shtesë, klasat e projektit mund të zëvendësohen me një ose dy nga lëndët e mëposhtme 4 herë në javë:
Ekonomi*
Letërsi angleze*
Marrëdhënie Ndërkombëtare*
Menaxhim*
Matematikë
Për këto lëndë minimumi i nivelit të Anglishtes duhet të jetë B1

Përgatitje për provimet Cambridge- FCE dhe CAE (30 orë/ javë). Programi javor përfshin 20 orë mësimi përgatitor për provim dhe 10 orë mësimi të projektit kërkimor për zhvillimin e aftësive në komunikim. Në pagesë përfshihet edhe dhënia e provimit në shkollën Dicker ose në qëndrën rajonale të provimeve.

Akomodimi – Kampus
Akomodimi bëhet në dhoma individuale ose dyshe, me banjo të përbashkëta në çdo kat. Vajzat dhe djemtë akomodohen në kate të ndryshme. Fëmijët do të akomodohen në dhomë me dikë të moshës së tyre dhe të një nacionaliteti të ndryshëm. Gjithashtu ka edhe disa dhoma me 3-7 krevate.

Sport dhe argëtim

Shkolla ka brenda saj shumë ambiente sportive. Ajo është e pajisur me një pishinë të mbuluar me gjatësi 25 m, sallë sporti, tre fusha squash, sallë kërcimi, studio arti dhe fusha të tjera të hapura si fusha tenisi, fusha futbolli, etj. Nxënësit marrin pjesë në karaoke, diskoteka dhe shfaqje talentesh. Kundrejt një pagese shtesë mund të zgjidhet edhe një nga programet e mëposhtme: kërcim (1, 22 korrik, 12 gusht), bateri (8 korrik, 5 gusht), modë (1, 29 korrik), fi lm dhe animacion (15 korrik), fotografi (8, 22 korrik, 5 gusht)
Akademia e sportit – Aktivitetet janë të përshtatshme për të gjithë nxënësit nga niveli fillestar deri në atë mesatar. Nuk
ka grupe të avancuara. Të gjitha aktivitetet zhvillohen vetëm nëse arrihet numri minimal i nxënësve të regjistruar në aktivitetin përkatës. Ata nxënës që marrin pjesë në akademinë e sporteve mund të humbasin disa prej aktiviteteve të kohës së lirë. Ekziston mundësia e zgjedhjes së një sporti për vetëm një javë dhe në periudhën e shtatë ditëve nuk mund të praktikosh më shumë se një sport. Sportet e ofruara janë si më poshtë: sporte dhe aventurë (15, 29 korrik), pilotim (1, 22 korrik), futboll (8, 22 korrik, 5 gusht), golf (1, 15, 29 korrik, 12 gusht), hipizëm (1, 22 korrik, 5, 12 gusht), tenis (çdo javë), windsurfi ng (8, 22 korrik), zhytje për fillestarët (15 korrik).

Ekskursione

Organizohen ekskursione një ditore në: Londër, kështjellën Windsor, Eaton dhe kështjellën Hampton Court, si dhe ekskursione gjysëm-ditore në: Brighton, Eastbourne, Chichester.