Mosha: 14-17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 ose 24 orë/ javë
Mberritja/Nisja: e diel- e shtunë
Periudha: 20 Qershor - 31 Korrik
Kohezgjatja: 2 – 6 javë
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Niveli minimal: A2- C1
Shkolla
Mësimi zhvillohet në ndërtesën e rinovuar të hotelit Youth Hotel A & O, i cili ofron kushte të shkëlqyera për mësim dhe akomodim. Hoteli ndodhet në qendër, rreth 10 minuta larg në këmbë nga stacioni kryesor i trenit dhe vetëm 15 minuta në këmbë nga Pallati Belvedere, një nga atraksionet më të famshme dhe të njohura të Vjenës. Shkolla mund t’ju sigurojë transportin në të gjitha monumentet kulturore, historike dhe vendet më të bukura të Vjenës. Mësimi bëhet në pesë klasa të qeta dhe të ndritshme në të njëjtën ndërtesë, të pajisura me pajisje audio dhe video. Hoteli ka një kafene, dhomë me 5 kompjutera që mund të përdoren nga studentët, internet wireless dhe vend për karaoke. Studentët mund të marrin me qira biçikleta për të ecur nëpër qytet.
Kurset
Kurs i përgjithshëm: Kursi përfshin 20 orë Gjermanisht në javë gjatë mëngjesit, ndërmjet orëve 09:00-12:30
Kurs intensiv: Nxënësit që dëshirojnë një progres më të shpejtë mund të zjedhin kursin intensiv, praktikisht kursit të përgjithshëm i shtohen edhe 2 orë në javë gjatë pasdites.
Akomodimi
Akomodimi i nxënësve bëhet në hotelin e rinovuar së fundmi A & O Youth, që ndodhet afër Kështjellës Belvedere dhe stacionit të autobusëve qendror. Hoteli ofron dhoma të rehatshme me 2 ose 4 krevate dhe tualete individuale. Për nxënësit sigurohen
çarçafë dhe peshqirë, të cilat ndërrohen çdo 4 ditë, ndërsa pastrimi i dhomës bëhet çdo ditë. Kundrejt një pagese shtesë, ofrohet edhe shërbimi
Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë
Viena ofron mundësi të shumta për kalimin e kohës së lirë dhe për tu argëtuar. Gjatë javës organizohen vizita në muze, kështjella dhe parqe të ndryshme në qytet. Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ekskursione një ditore dhe gjysëm ditore.
Disa nga destinacionet e mundshme janë: Liqeni Neusiedler, qyteti Hinterbruhl, Seegrotte, Donauinsel, etj.
Tarifat ne Euro
Kurs standart | 2 javë | 3 javë | 4 javë | Javë shtesë |
Dhome me 4 krevate | 1620€ | 2370€ | 3120€ | 750€ |
Dhome dyshe | 1770€ | 2595€ | 3420€ | 825€ |
Kurs intensiv | 2 javë | 3 javë | 4 javë | Javë shtesë |
Dhome me 4 krevate | 1720€ | 2520€ | 3320€ | 800€ |
Dhome dyshe | 1870€ | 2745€ | 3620€ | 875€ |