Call us
00355 422 52 065

King's Oxford

Mosha: 16 +
Akomodimi: familje pritëse/ kampus
Studimi: 20, 28 ose 32 orë studimi/ javë
Mbërritja/ Nisja: e diel – e shtunë
Kurs intensiv dhe standart: min 2 javë
Përgatitje intensive për IELTS: min 6 javë
Crush course IELTS: 2 ose 3 javë
Grupi: maksimumi 14 nxënës
Niveli min. për IELTS: Intermediate
Tarifa përfshin:
  • 20, 28 ose 32 orë mësimi të gjuhës angleze në javë
  • Akomodim në familje pritëse ose në kampus
  • Mëngjesin dhe një vakt
  • Test, materiale studimi, çertifi katë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • Akses në kompjutera me internet dhe Wi-fi
  • 2 aktivitete sociale në javë
  • Telefon 24/24 orë në rast urgjence
 Tarifat ne pound Britanik

Familja pritese 2 javë 3 javë 4 javë 6 javë Javë shtesë
Standart 911£ 1329£ 1747£ 2583£ 418£
Intensiv 985£ 1440£ 1895£ 2805£ 455£
IELTS 28 orë studimi 2805£ 455£
IELTS 32 orë 1297£ 1908£
Kampus 2 javë 3 javë 4 javë 6 javë Javë shtesë
Standart 1149£ 1686£ 2223£ 3297£ 537£
Intensiv 1223£ 1797£ 2371£ 3519£ 574£
IELTS 28 orë studimi 3519£ 574£
IELTS 32 orë 1563£ 2307£

Shkolla
King’s Oxford zhvillon kurse verore në dy shkolla: St. Michael’s dhe St. Joseph’s. Shkolla e parë ndodhet në qendër të qytetit Oxford dhe përbëhet nga dy ndërtesa. Në këtë zonë ka dyqane, bare, restorante, bibliotekë, qendër sportive dhe pishinë. Sallat e studimit janë të pajisura me mjete moderne, bibliotekë, qendër kompjuterike për përgatitje individuale, akses në Wi-Fi falas dhe një mensë ku ofrohet dreka. Në shkollën St. Joseph zhvillohet kursi “Crush Course IELTS”. Shkolla ndodhet në lagjen
studentore Cowley, vetëm 25 minuta larg me autobus nga qendra e qytetit dhe pranë kampusit Crescent Hall.
Kurset
Kurs standart (20 orë/javë)
Ky kurs përfshin 20 orë të gjuhës Angleze në javë, dhe fokusohet në përmirësimin e të gjithë aftësive gjuhësore.
Kurs intensiv (28 orë/javë)
Programi i kursit përfshin 28 orë studimi në javë, nga të cilat 20 shërbejnë për përgatitje të përgjithshme të gjuhës Angleze dhe 8 orë për një program me zgjedhje të lirë, në varësi të nivelit dhe kërkesave të vetë nxënësve. Disa nga programet që ofrohen janë: bisedim, dëgjim dhe kuptim, shqiptim, art dhe design, përgatitje për IELTS si dhe drejtshkrim dhe lexim akademik.
Përgatitje intensive për IELTS minimum (6 javë) (28 orë/javë)
Programi i këtij kursi përfshin 20 orë të Anglishtes së përgjithshme dhe 8 orë përgatitje për provimin IELTS. Në të studiohet gramatika bazë, leksiku, aftësitë dhe teknikat gjuhësore, metoda të vetëvlerësimit dhe korrigjimit, të cilat janë teknika mjaft të domosdoshme për një paraqitje të mirë në provim.
IELTS – Crush Course (2 ose 3 javë) (32 orë/javë)

Ky është ndër të paktët kurse që ofron përgatitje për IELTS, në vetëm 2 javë. Në javën e parë nxënësit do të mësojnë se si të përdorin njohuritë e gjuhës Angleze në një ambjent akademik. Ndërsa në javën e dytë bëhen provimet provë, të cilat zhvillohen në të njëjtat kushte me ato të provimit përfundimtar.

Akomodimi
Familje pritëse
Akomodimi bëhet në dhoma dyshe, por kundrejt një pagese shtesë mund të zgjidhet edhe dhomë individuale. Pjesa më e madhe e familjeve pritëse jetojnë në një distancë të vogël nga shkolla. Ofrohet shërbimi i lavanderisë një herë në javë
Kampus (24 Qershor- 19 Gusht)
Gjatë periudhës së verës nxënësit mund të akomodohen në konviktin Crescent Hall, i cili është pjesë e qendrës shkollore të Universitetit Oxford Brooks dhe ndodhet vetëm 2 minuta në këmbë larg nga qendra e gjuhëve të huaja. Akomodimi bëhet në gjashtë dhoma individuale që janë të grupuara në formë apartamentesh dhe janë të pajisura me 2 banjo dhe telefon. Mëngjesi dhe një vakt tjeter (sipas dëshirës) ofrohen nga shkolla. Gjithashtu nxënësit mund të përdorin edhe lavanderinë e kampusit. Distanca deri në St. Michaels është 20- 30 minuta larg me autobus.

Koha e lirë

Kundrejt një tarife shtesë nxënësit mund të marrin pjesë në aktivitete sociale dhe klubet e organizuara.