Mosha: 13–17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 25 orë/javë – gjermanisht
Mberritja/Nisja: në varësi të kursit
Periudha: 19 qershor – 31 korrik
Grupet: deri në 12 nxënës
Tarifa në EURO
925 EUR java
Nëse regjistroheni deri më 29 Prill përfitoni 10% zbritje!
Për më shumë se 30 vjet, Dialoge – Bodensee Sprachschule ka ofruar programet e duhura gjuhësore për studentë nga e gjithë bota. Qoftë me kohë të pjesshme ose me kohë të plotë, si një kurs i shkurtër rifreskues në gjermanisht ose kurs gjuhësor afatgjat Dialoge ka ofruar gjithmonë një kurs të përshtatshëm për këdo të interesuar.
Studentët në Dialoge mësojnë gjermanisht atje ku të tjerët do të dëshironin të shkonin me pushime. Pikërisht në zemër të trekëndëshit kufitar Gjermani – Austri – Zvicër. Në ishullin historik me pamje nga liqeni i bukur i Konstancës, porti Lindau dhe Alpet. Në këtë vend vërtet është e lehtë të mësosh gjermanisht.
E keni të pamundur të udhëtoni? Nuk ka problem, sepse shumica e kurseve ofrohen edhe online. Kurset online janë 100% live me një instruktor të vërtetë dhe mësimi është tepër interaktiv