Mosha: 10 - 17 vjec
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 mësime ne javë anglisht ose frëngjisht
Mbërritja / Nisja: e shtunë- e shtunë
Periudha: 4 korrik - 15 gusht
Kohëzgjatja: 2 - 6 javë
Grupet: rreth 12 nxënës
Lausanne është kryeqyteti i kantonit Vaud në pjesën frankofone të Zvicrës dhe është qyteti i dytë më i madh në brigjet e liqenit të Gjenevës liqeni më i madh i mbyllur në Evropë. Është një qytet me një të kaluar të pasur historike dhe një qendër moderne që luan një rol udhëheqës në fusha të tilla si kultura, turizmi, arsimi, ekonomia dhe sporti.
Është një nga shkollat më të vjetra tradicionale me konvikt në Zvicër. Kampusi e kolegjit përfshin pesë ndërtesa të bukura të shpërndara në një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe të rrethuar nga një park i mrekullueshëm. Shkolla është e vendosur në pjesën qendrore të Lausanne, vetëm pak minuta larg nga zyra postare, dyqanet dhe vendet piktoreske.
Katër pasdite në javë u dedikohen sporteve te ndryshme si: tenis, basketboll, frisbee, volejboll, zumba, futboll, hokej në sallë etj. Studentët nda-hen në grupe sipas moshës dhe gjatë mbrëmjeve organizohen aktivitete të shumta si kuize, lojëra ne grup, shëtitje buzë liqenit, kinema etj.
Akomodimi bëhet në dhoma individuale, dyshe ose treshe. Studentët kanë dy banjo të përbashkë-ta në çdo kat, dhe shërbimi i lavanderisë ofrohet nga shkolla. Në çdo kat gjithashtu qëndron një kuj-destar i cili mbikqyr studentët dhe i ndihmon për çdo rast.Te treja vaktet janë të përfshira në çmim dhe konsumohen në mencën e shkollës. Sipas kër-kesës ofrohet dhe menu vegjetariane.
Programi përfshin një ekskursion ditor të plotë dhe një gjysmë ditor në javë. Disa destinacione shembull janë: Lausanne, Bern, Gjenevë, minierat e kripës në Beks, Aquapark, karroca malore në Morgins, etj. Të mërkurave organizohet një eskursion gjysmë ditor në destinacione si Fabrika e Çokollatës, Muzeu i Ushqimit, Kalaja e Shilonit etj.
Tarifat në CHF
Javët | 1 javë | 2 javë | 3 javë | 4 javë |
Cmimi | 2,250 CHF | 4,500 CHF | 6,600 CHF | 8,600 CHF |