Call us
00355 422 52 065

Verë në universitet Berlin, Munich, Frankfurt, Hamburg

Mosha: 17+
Akomodimi: familje/hotel për të rinj
Studimi: 24 orë/ javë Gjermanisht, leksione dhe projekte
Mbërritja/Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 1 – 28 Korrik; 29 Korrik – 25 Gusht
Kohëzgjatja: 4 javë
Niveli: A2-C2
Tarifa përfshin:
  • Akomodim në familje ose në hotel për të rinj
  • Mëngjesi
  • 20 orë të gjuhës gjermane në javë
  • 2 orë/ javë leksione
  • 2 orë / javë punë në grup në një projekt
  • Test, çertefikatë për përfundimin e kursit
  • 2 eskursione gjysëm ditore në javë
  • 1 eskursion i plotë ditor në javë (duke përjashtuar javën e fundit të kursit)
  • Telefon 24 / 24 për çdo emergjencë

Datat e fillimit dhe tarifat në Euro:


Familje pritëse Apartament Hotel** Studio
Korrik 1 – 29 1880 1680 2060 2010


Kurse
Kursi është ideuar si një iniciativë e përbashkët ndërmjet mësuesve të shkollës së gjuhëve të huaja dhe lektorëve të shkollës Ndërkombëtare të Menaxhimit (ISM). Kjo e fundit disponon katër kampuse dhe është një nga shkollat më të mëdha të biznesit në Gjermani. Programi është një kombinim i kursit standart të gjuhës gjermane, leksioneve dhe projekteve në grup, që do të jenë projekte rreth kulturës dhe civilizimit dhe do të jenë nën mbikqyrjen e një lektori nga ISM. Gjatë seminareve nxënësit diskutojnë tema që lidhen me sociobiologjinë, jetën kulturore dhe ekonomike në Berlin, Frankfurt, Hamburg dhe Mynih. Kombinimi i teorisë dhe praktikës u mundëson nxënësve të njihen me eksperienca të vërteta jetësore dhe të zgjerojnë
njohuritë e tyre rreth çështjeve globale. Gjtatë kohës së lirë studentët mund të organizojnë shëtitje në natyrë ose ekskursione.
Leksione dhe projekte
Çdo javë do të zhvillohen katër leksione, të cilat do të drejtohen nga lektorë të zgjedhur nga Universiteti ISM. Programi përfshin 8 projekte mësimore, për të cilat nxënësit do të ndahen në disa grupe të vogla. Temat e projektit lidhen me sociologjinë dhe jetën kulturore e ekonomike të Gjermanisë. Në fund të kursit nxënësit bëjnë një test dhe një prezantim përpara nxënësve të tjerë dhe mësuesve të shkollës. Pas përfundimit me sukses të kursit, kundrejt një pagese shtesë nxënësit mund të pajisen edhe me çertifikatën ECTS me 6 kredite.
Projekti individual; Projekti individual do të zhvillohet në bazë të seminareve javore. përmbajtja e tij do të varet nga temat
kryesore që do të diskutohen rreth qytetit, vizitat kulturore dhe ekskursionet që do të bëhen. Shembuj të temave të projektit:
Berlin – Metropoli: E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e kryeqytetit Berlin; Frankfurt – Paratë: Jeta ekonomike dhe fi nanciare e Gjermanisë; Hamburg – Porta hyrëse në botë: Globalizimi nga toka, uji dhe ajri; Munich – Kryeqendra e teknologjisë Gjermane : Mes laptopit dhe veshjeve tradicionale Bavareze (Lederhosen).
Vlerësimi përfundimtar; Në përfundim të kursit zhvillohet një test special gjuhe dhe bëhet prezantimi i projekteve të realizuara gjatë programit mësimor. Bazuar në rezultatet e arritura, nxënësit pajisen me një çertifi katë pjesëmarrjeje dhe një dokument shtesë që pasqyron arritjet dhe performancën e tyre. Pas përfundimit me sukses të kursit nxënësit mund të marrin 4 kredite ECTS, bazuar në Sistemin Europian te Transferimeve dhe akumulimit dhe akreditimit të arritjeve arsimore nga institucionet e tjera të arsimit të lartë.
Akomodimi
Familje – Akomodimi i nxënësve bëhet në dhoma individuale në familje pritëse, të cilat ndodhen në zona të ndryshme të qytetit. Distanca maksimale e udhëtimit nga banesa për në shkollë është 40-50 minuta me transport publik. Mëngjesi është i përfshirë në çmim.
Hotel për të rinj** – Hotelet për të rinjtë ndodhen 10-20 minuta larg shkollës me transport publik. Dhomat janë individuale dhe të pajisura me tualet. Mëngjesi është i përfshirë në çmim.
Apartament me dhomë gjumi – Apartamentet janë rreth 20 m2. Në Mynih janë më të vogla. Ato janë të paajisura me peshqir, çarçafë, krevat, enë kuzhine, frigorifer, mikrovalë, lavatriçe, etj. Nëse bëhet anullim i kursit , ndërkohë që apartamenti
është prenotuar dhe paguar, mbahet një tarifë prej 600 euro. Apartamentet nga shkolla kanë një distancë prej 15 dhe 30 minuta me transport publik.
Dhoma teke në apartament (18+) – Duke zgjedhur këtë opsion, nxënësit mund të akomodohen në dhoma individuale, që mund të jenë pjesë e një garsoniere, ose apartamenti dhe të ndajnë kuzhinën dhe banjon me një familje/ pronar shtëpie/ shok apartamenti, të grupmoshave dhe kombësive të ndryshme, të cilët mund të mos jenë të regjistruar në një kurs gjuhësh.
Ekskursione dhe kohë e lirë
Shkolla organizon ture dhe ekskursione në destinacione të afërta të tilla si:
Berlin – udhëtim me varkë në lumin Spree, Reichstag, vizitë në Muzeun e Berlinit, Muzeun Check Point Charlie, Stasi Memorial dhe udhëtime në Potsdam, Drezden dhe Detin Baltik
Frankfurt – vizitë në godinën e bursës, Bankën Qendrore Evropiane, Kullën e Bankës Tregtare, gjigantin automobilistik Opel, shtëpinë e Goethe dhe udhëtime në Heidelberg,Würzburg dhe Rudeheim
Hamburg – vizitë në port, muzeum, tregun e peshkut, kishën e Shën Michael, muzeun e qytetit, fabrikën e aeroplanëve dhe udhëtime në Bremen, Lübeck dhe Detin e Veriut.
Mynih – vizitë në Muzeun e Artit Modern – Pinacoteca, Parkun Olimpik, Muzeun Deutsches, Selinë BMW dhe Siemens, Memorialin Dachau dhe Kështjellën Augsburg, Salzburg dhe Neuschwanstein.