Mosha: 15 -17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 orë/javë
Mberritja/Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 3 korrik – 1 gusht*
Kohezgjatja: 2 - 9 javë
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Niveli minimal: А1 – C1
Qyteti
Firence është një nga qytetet më piktoreske italiane. Ajo ndodhet në Italinë qendrore dhe ka një popullsi prej rreth 350,000 banorësh. Firence është një destinacion tërheqës turistik gjatë gjithë vitit në sajë të pamjeve unike – Katedrales së Santa Maria del Fiorit, Dyerve të Arta të Parajsës, sheshit Michelangelo, Shatërvanit të Neptunit, „Perseusit me kokën e Meduzës” ,etj.
Shkolla
Shkolla ndodhet në katin e dytë të një ndërtese në qendrën historike të qytetit. Përveç tetë klasave të pajisura në mënyrë moderne, në dispozicion të studentëve është një bibliotekë me libra dhe DVD; një sallë interneti; një dhomë relaksimi ku nxënësit e tjerë mund të praktikojnë gjuhën që po studiojnë.
Kursi
Programi përfshin 20 orë 45 minuta mësim çdo javë. Grupet përbëhen nga maksimumi 15 nxënës. Mësimi bëhet midis orëve 9:00 – 10:30 dhe 11:00 – 12:30. Përveç mësimit të gjuhës zhvillohen diskutime dhe lojëra në grup.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në kampusin e shkollës në dhoma me katër shtretër me tualet të përbashkët. Distanca e kampusit me shkollën është rreth
15 minuta larg.
Ekskursione dhe kohë e lirë
Shkolla ofron një sërë opsionesh argëtimi, duke përfshirë bowling, ecje në qytet, not, Barbecue, lojëra plazhi, kinema, argëtim në mbrëmje, një ekskursion të plotë ditor dhe dy ekskursione gjysëm ditore për kurset dy javore. Aktivitete shtesë vihen në dispozicion të nxënësve kundrejt një pagese shtesë.
Tarifa përfshin:
2 javë | 3 javë | 4 javë | Javë shtesë | |
Kurs akademik | 1820€ | 2640€ | 3460€ | 805€ |