Kampi veror Exportise | Integral

Kampi veror Exportise

Mosha: 9-17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: në varësi të kursit
Mberritja/Nisja: e dielë - e shtunë
Periudha: 2 korrik - 12 gusht
Kohezgjatja: 2-5 javë
Grupet: maksimumi 14 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në kampus
  • Tre vaktet
  • Kurse në funksion të programit të zgjedhur
  • Test, materiale studimi dhe çertifikatë në përfundim të kursit
  • 2 ekskursione ditore çdo javë
  • Program sportiv dhe argëtimi
  • Akses në internet
  • Shërbim lavanterie një herë në javë
  • Siguracion shëndetësor
  • Telefon 24/24 për çdo rast emergjence
  • Transfertat nga/deri në aeroportin Heathrow në mbrritje 09:00-15:00, në kthim 12:00-17:00

Tarifat në CHF :

Datat: 2 Korrik deri 12 Gusht

Mosha: 9 deri 17 Vjeç

Shkolla

Exsportise ka më shumë se 30 vite eksperincë në fushën e trajnimeve profesionale sportive, kurseve të gjuhës Angleze dhe muzikës. Personeli përbëhet nga profesionistë dhe ish-atlete olimpikë që kanë si objektiv të transformojnë çdo nxënës në një fitues të ardhshëm. Kampet do të zhvillohen në njërën nga tre shkollat më të famshme me konvikt në Britaninë e Madhe.

Ardingly Summer School (9 – 14 vjeç)

I shtrire në 250, duke përfshirë pyjet dhe një liqen, Kolegji është vetëm 20 minuta nga qyteti i Brighton në Bregdetin Jugor. Kolegji Ardingly është një nga shkollat e famshme të konviktit të pavarur të Anglisë.. Gjatë viteve, objektet janë ndërtuar dhe përmirësuar, por vendi ende ruan traditën dhe cilësisine. Objektet e shkollës përfshijnë fusha të gjera loje, një pishinë të brendshme, gjashtë fusha tenisi etj. Për qëllime akademike shkolla ka klasa të bollshme, një studio drame dhe hapësirë për aktivitete, brenda dhe jashtë.

 

Oundle Summer School (11-17 vjeç)

Oundle ndodhet në zemër të qytetit të bukur të tregut të Oundle pranë Peterborough. Oundle ofron ambiente të shkëlqyera për sport, fusha të gjera lojrash dhe dy salla sportive. Ka gjithashtu disa fusha tenisi dhe një pishinë të brendshme. Oundle ofron gjithashtu një qendër moderne gjuhësore dhe akomodim bashkëkohor e të rehatshëm.

 

Seaford Summer School (10-17 vjeç)

E vendosur në zemër të Sussex, Seaford College ofron lehtësira të shumta në një vend të bukur dhe të sigurt. Seaford ka pesë konvikte, si dhe një studio muzikore të dedikuar dhe objekte gjuhësore të teknologjisë së lartë. Ai është gjithashtu i pajisur me fusha tenisi, fusha futbolli,hokej dhe fusha golfi.

Worth Sumemr School (9-16 vjeç)

Shkolla është e vendosur në Sussex, brenda mjediseve të Worth Abbey. Worth ka strehuar Shkollën Benediktine që nga fillimi i viteve 1930. Është lehtësisht e arritshme nga Londra dhe Brighton dhe vetëm 25 minuta nga Aeroporti Gatwick. Objekti përfshin fusha futbolli, fusha tenisi, sallë sportive, teatër, dhoma muzikore dhe studio vallëzimi.

Programe që përfshijnë orë të gjuhës angleze:

  • Gjuha angleze dhe sport, kërcim ose muzikë (10-17 vjeç)

Ky kurs është i përshtatshëm për nxënësit që kanë studiuar gjuhën Angleze për të paktën një vit dhe u mundëson atyre që të ndjekin këshillat e trajnereve. Gjatë pasditeve kursi përfshin 3 orë të Anglishtes së përgjithshme, dhe në mëngjes zhvillohen 3 orë aktivitete specifike si: Tenis, Golf, Futboll, Hipizëm, Hockey, Regbi, Basketboll, Kërcim dhe muzikë.

Programe që nuk perfshijnë orë të gjuhës angleze:

  • Akademia e sportit (12-17 vjeç)

Ky lloji kursi zhvillohet për nxënësit që dëshirojnë të përqëndrohen në praktikimin të një sporti të vetëm (6 orë/ditë). Programi përfshin 40 orë stërvitje në javë, nën mbikqyrjen e një trajneri tenisi, golfi, futbolli ose hockey në fushë.

  • Sport/Kërcim + sport të dytë (10-16)

Kursi është i përshtatshëm për ata nxënës që dëshirojnë të bëjnë lëvizje, por duke shmangur stërvitjet intensive. Programi kombinon 3 orë aktivitete sportive ose kërcimi në mëngjes dhe sipas zgjedhjes, 3 orë sporti gjatë pasditeve me një trajner që përfshin: ngjitje në mur ose kërcim.

  • Muzikë + kërcim (10-16 vjeç) / muzikë + sport (10-16 vjeç)

Për ata që nuk vendosin dot për këto dy aktivitete, kursi kombinon edhe orë sporti gjatë pasdites me leksione interpretimi vokal, ose në mëngjes me një instrument muzikor.

Coaching: Nxënësit janë të lirë të zgjedhin çdo javë një sport të ndryshëm si dhe të kombinojnë kurse të zhvilluara në shkolla të ndryshme, si: Tenis, Golf, Hockey në fushë, Futboll, Hipizëm, Basketboll, Rugby dhe Kërcim.

Akademia e muzikës:

Intepretim vokal

Përfshin teknikat e ndryshme vokale, besimin në interpretim, studim të kapaciteteve vokale individuale, stileve vokale, si dhe interpretim solo ose në grup.

Intrument muzikor

Nxënësit zhvillojnë aftësitë individuale, ndjekjën e ritmit, leximin e notave dhe aftësitë për improvizim, teknikat e sjelljes në skenë, këndim në orkestër, ansambël dhe grupe pop.

 

Ekskursione, sporte dhe kohë e lire: Çdo mbrëmje organizohen programe të ndryshme argëtimi si: konkurse, karaoke, diskotekë, etj. Çdo të shtunë organizohen ekskursione një ditore në një nga parqet e argëtimit, ndërsa të dielave në qytetet Bath, Bournemouth, Cambridge, Brighton.

Tarifat ne pund Britanik:
1 javë 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Golf 1525£ 3050£ 4575£ 6100£ 1525£
Riding 1725£ 3450£ 5175£ 6900£ 1725£