Call us
00355 422 52 065

Engelberg

Mosha: 10 – 17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 ose 25 orë/javë anglisht ose gjermanisht
Mbërritja/ Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 1 korrik – 4 gusht
Kohëzgjatja: 2 – 5 javë
Grupеt: maksimumi 15 nxënës

Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë)
  • 20 ose 25 orë të gjuhës gjermane ose angleze në javë
  • Test për përcaktimin e nivelit të gjuhës
  • Materialet studimore dhe çertifikata e kursit të përfunduar
  • 1 ekskursion i plotë ditor në javë
  • 1 ekskursion gjysëm ditor në javë
  • Akses në internet
  • Program sportiv dhe argëtimi
  • Telefon 24 / 24 për çdo emergjencë
  • Transferta në / nga Aeroporti i Zyrihut në intervalin 09:00 – 16:00

Tarifat në CHF:


2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Standart 2930 4230 5530 1300
Intensiv 3030 4380 5730 1350

Qyteti dhe shkolla

Engelberg është një qytet i këndshëm malor, 1000m mbi nivelin e detit, i famshëm për peizazhin e tij të bukur dhe shumëllojshmërinë e sporteve në natyrë. Ai ndodhet në pjesën qendrore të Zvicrës, 45 minuta larg nga Luzern. Shkolla verore
ndodhet në manastirin benediktian.

Kurse

Kurs standart – Progami përfshin 20 orë mësimi në javë në gjuhën gjermane ose angleze.
Kurs intesiv – Kursit standart i shtohen edhe 5 orë mësimi në javë të përqëndruara në komunikim, gjuhën e shkruar dhe fonetikë.
Premium+Options –  Ofrohen kurse intensive pasditeve 3 herë në javë në programet e mëposhtme – tenis, arti, ose sporte ekstreme. Aktivitetet përkojnë me programin e kohës së lirë të studentëve të tjerë.
Mësime individuale – Kursit standart i shtohen 5 orë mësimi individual në javë. Këto orë shtesë janë të përshtatshme për ata që duan të përparojnë më shpejt ose të theksojnë një aspekt të veçantë të gjuhës.

Akomodimi

Akomodimi bëhet në dhoma dyshe me lavaman. Tualetet janë të përbashkëta për çdo kat. Të treja vaktet janë të përfshira në çmim.

Sport dhe Еkskursione

Çdo pasdite të javës ka aktivitete të ndryshme sportive si volejboll, basketboll, badminton, not, futboll ose shëtitje në mal. Nxënësit do të vizitojnë Bernën, Luzern, Zyrih, qytetin e bukur të Interlakenit, parkun aventuror Engelberg, fabrikën lokale të djathit dhe shumë vende të tjera emocionuese.