Tarifat në CHF:
2 javë | 3 javë | 4 javë | Javë shtesë | |
Standart | 2930 | 4230 | 5530 | 1300 |
Intensiv | 3030 | 4380 | 5730 | 1350 |
Qyteti dhe shkolla
Engelberg është një qytet i këndshëm malor, 1000m mbi nivelin e detit, i famshëm për peizazhin e tij të bukur dhe shumëllojshmërinë e sporteve në natyrë. Ai ndodhet në pjesën qendrore të Zvicrës, 45 minuta larg nga Luzern. Shkolla verore
ndodhet në manastirin benediktian.
Kurse
Kurs standart – Progami përfshin 20 orë mësimi në javë në gjuhën gjermane ose angleze.
Kurs intesiv – Kursit standart i shtohen edhe 5 orë mësimi në javë të përqëndruara në komunikim, gjuhën e shkruar dhe fonetikë.
Premium+Options – Ofrohen kurse intensive pasditeve 3 herë në javë në programet e mëposhtme – tenis, arti, ose sporte ekstreme. Aktivitetet përkojnë me programin e kohës së lirë të studentëve të tjerë.
Mësime individuale – Kursit standart i shtohen 5 orë mësimi individual në javë. Këto orë shtesë janë të përshtatshme për ata që duan të përparojnë më shpejt ose të theksojnë një aspekt të veçantë të gjuhës.
Akomodimi
Akomodimi bëhet në dhoma dyshe me lavaman. Tualetet janë të përbashkëta për çdo kat. Të treja vaktet janë të përfshira në çmim.
Sport dhe Еkskursione
Çdo pasdite të javës ka aktivitete të ndryshme sportive si volejboll, basketboll, badminton, not, futboll ose shëtitje në mal. Nxënësit do të vizitojnë Bernën, Luzern, Zyrih, qytetin e bukur të Interlakenit, parkun aventuror Engelberg, fabrikën lokale të djathit dhe shumë vende të tjera emocionuese.