EC Malta | Integral

EC Malta

Mosha: 18+
Akomodimi: familje pritëse/rezidencë
Mberritja/Nisja: e shtunë - e shtunë; e diel - e diel
Periudha: Gjatë gjithë vitit
Grupet: maksimumi 12 studentë
Niveli minimal: IELTS – mesatar, TOEFL – mbi-mesatar

Në cmim përfshihet :

  • 20 ose 30 orë të gjuhës angleze në javë.
  • Testime, materiale mësimore, çertifi katë, WiFi.
  • Hyrje në klubin e plazhit të shkollës (vetëm gjatë verës)
  • Transferta në / nga aeroporti i Maltës.(vetëm nqs akomodimi është në shkollë)Akomodim ne kampus

Tarifat në CHF :

Rreth Shkollës

Qëndra e gjuhës EC organizon kurse për fëmijë, të rinj dhe të rritur. Në varësi të moshave, studentët ndahen në klasa të ndryshme studimi. Shkolla për të rritur ndodhet në St. Julians, ku ndodhen disa nga restorantet më të mira në Maltë. Ndërtesa e shkollës është e pajisur me ajër të kondicionuar dhe ka një taracë të madhe me pamje panoramike të mahnitshme. Qëndra ka një kapacitet prej 62 klasash të pajisura me tabela të bardha interaktive, librari, dhomë kompjuterash, Wi-Fi falas si dhe dhomë për aktivitetet e kohës së lirë. Studentët mund të frekuentojnë edhe klubin privat të plazhit të shkollës.

Kurse për 18+

Kursi standart dhe intensiv – 20 ose 30 orë/javë:Ky kurs është i përshtatshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në komunikim. Mini grupe – 20 ose 30 orë/javë:Programi ngjason me kursin standart, por ka avantazhin që studentët janë të ndarë në grupe më të vogla (maksimumi 6 studentë).
Përgatitja për TOEFL ose IELTS – 30 orë/javë:Kursi 4-javor i familjarizon studentët me teknika të ndryshme për të dhënë maksimumin e tyre në rezultatet e testimeve.
Anglishte Biznesi në mini grupe – 23 vjeç+ ; 20 ose 30 orë/javë: Kurs i përshtatshëm për studentë me nivel minimal
ose mesatar të gjuhës angleze. Grupet janë me nga 6 studentë.
Anglisht në qytet: Organizohen grupe me nga 10 studentë dhe anglishtja mësohet duke bërë shëtitje nëpër qytet.
Kurs zhytje: Bëhet pagesë ekstra për kurset me intensitet 20 orë mësimore.

Akomodimi

Akomodimi mund të bëhet në familje pritëse, rezidencë ose apartament. Dhomat janë individuale, përjashtime mund të bëhen vetëm nëse dy studentë udhëtojnë bashkë dhe kanë dëshirë të ndajnë dhomën.

Tarifat ne Euro

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Standart 20 orë 570€ 830€ 1090€ 260€
Intensiv 30 orë 810€ 1190€ 1570€ 380€
Mini grupe 20 orë 900€ 1325€ 1750€ 425€
Mini grupe 30 orë 1100€ 1625€ 2150€ 525€
Anglisht biznesi 810€ 1190€ 1570€ 380€