Downside School

Kurs akademik: 13 – 17 vjeç
Kurs pushimi: 8 – 12; 13 – 17 vjeç
Akomodimi: Rezidencë
Studimi: 20 – 36 orë/javë
Mberritja/Nisja: e mërkurë -e mërkurë
Periudha: 3 korrik – 21 gusht
Kohezgjatja: 2 – 7 javë
Kurs pushimi: maksimumi 15 nxënës
Kurs akademik: maksimumi 12 nxënës
Niveli minimal: mesatar

Tarifa perfshin :

  • Akomodim në residencë dhe tre vaktet
  • Programi në varësi të kursit të zgjedhur dhe çertifi katë pas përfundimit të kursit
  • Testim i njohurive të gjuhës dhe përdorimi i materialeve të studimit
  • 1 ekskursion gjysëm ditor në javë
  • 2 ekskursione ditore në javë me një tarifë hyrjeje në një destinacion turistik të përfshirë
  • Sport dhe programe argëtimi
  • Mbikqyrje të përhershme të nxënësve
  • Shërbimi i lavanderisë një herë në javë
  • Përdorimi i internetit dhe Wi-Fi
  • Telefon 24/24 për çdo rast emergjence
  • Transferta nga/në aeroportin Heathrow: në mbërritje midis orëve 10:00 – 18:00, në nisje 11:00 – 19:00.
  • Transferta organizohet me grupe dhe mund të ketë 2 – 3 orë pritje në aeroport me përfaqësuesit e shkollës

Tarifat ne paund britanik

Tarifat ne pound Britanik

Kurs + tenis 2210£ 3250£ 4290£ 1040£

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs pushimi 1920£ 2815£ 3710£ 895£
Kurs + hipizëm 2410£ 3550£ 4690£ 1140£
Kurs akademik 2270£ 3340£ 4410£ 1070£
Shkolla
Shkolla Downside ndodhet në Summerset – një nga rajonet më të bukura të Anglisë. Ndërtesa e mrekullueshme e kampusit ndodhet nën kodrat Mendip Hills, ngjitur me manastirin Benediktian. Shkolla është vetem 25 minuta larg nga jugu i Bath dhe 2 orë larg nga Londra. Kampusi shtrihet në një sipërfaqe prej 50 hektarësh dhe ka shumë ambjente argëtuese. Mësuesit janë shumë të kualifikuar. Nxënësit kanë akses në internet në orë të caktuara. Ofrohet Wi-Fi në disa zona të caktuara rreth kampusit.
Akomodimi
Rezidencat e shkollës ofrojnë akomodim zakonisht në dhoma teke ose dyshe me tualet të përbashkët. Ka edhe disa dhoma me 4 ose 8 krevate. Rezidenca ofron tre vakte; menu vegjetariane ose dietë të vecantë, e cila mund të aplikohet në qoftë se kërkohet
paraprakisht. Nxënësit konsumojnë vaktet në mensën e shkollës, e cila është një ndërtesë me arkitekturë tradicionale.
Kurse
Kurs pushimi
Programi përfshin 20 orë mësimi anglishteje në javë nga e enjtja në të premte (javë e plotë), sporte dhe programe argëtimi të ndryshme. Çdo ditë ofrohen 2 – 3 aktivitete dhe sporte të ndryshme të tilla si gatim, not, fotografi , kërcim, futboll, fashion –
design, badminton, show talentesh, etj.

Kurs akademik

Programi javor përfshin 20 orë mësimi anglisht në grupe me max. 15 nxënës dhe 16 orë mësimi mbasdite me grupe max. 12 nxënës. Klasat e mbasdites janë të fokusuara në anglishten akademike dhe në lëndët e shkollës së mesme të tilla si shkenca
natyrore, matematikë, histori dhe gjeografi. Nxënësit kanë një mbrëmje në javë për të organizuar vetë ndonjë aktivitet në grup, nëse nuk marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga shkolla. Niveli minimal i anglishtes për t’u regjistruar në këtë kurs
është mesatar. Niveli i gjuhës përcaktohet gjatë një testimi paraprak. Në mënyrë që kursi të zhvillohet, duhet të jenë rregjistruar të paktën 5 nxënës

Sport dhe argëtim

Për programet sportive dhe argëtuese nxënësit përdorin ambientet e shkollës: fushat për sportet në natyrë, fusha tenisi, fusha brenda shkollës, pishinë 25 m, teatër, sallë kompjuterash. Çdo mbrëmje, të gjithë marrin pjesë në programet argëtuese, të cilat
përfshijnë aktivitete të ndryshme gazmore që ndihmojnë nxënësit të njohin njëri – tjetrin.

Ekskursione

Ofrohen 2 ekskursione ditore dhe 1 gjysëm ditor, me një tarifë hyrje të përfshirë në një destinacion turistik. Disa nga destinacionet e ekskursioneve janë: Londër, Oxford, Salisbury dhe Stonehenge, Cardiff , Cheltenham, Warwick Castle, Safari park Longleat. Ekskursioni gjysëm ditor përfshin vizitë në Bath, Bristol dhe shpellat Wookey Hole.

Ekskursioni dy ditor në Londër(opsional)

Kundrejt një tarife shtesë nxënësit mund të shkojnë në një udhëtim në Londër. Ky ekskursion organizohet vetëm në qoftë se janë rregjistruar minimumi 10 nxënës.

Sporte ekstra

Kundrejt një tarife shtesë, ofrohen 6 orë trajnimi/ javë me trajner profesionist në: Tenis – praktika bëhet në ambjentet e shkollës; Hipizëm – përdoren ambjente të çertefi kuara për gara me kuaj. Aktivitetet zhvillohen vetëm nëse janë regjistruar minimumi 5 nxënës.