Shkolla
Corpus Christi College është kolegji i 6-të më i vjetër në Cambridge University. I themeluar në 1352, ai është një nga kolegjet më të famshëm dhe të bukur të këtij universiteti.
Kurse
Përgatitje për universitetet më të mira
Ky kurs është hartuar për të gjithë studentët ambiciozë dhe shumë të motivuar. Studentët ndërkombëtarë kanë një shans shumë të mirë për të fituar një vend në një nga universitet elitare në Mbretërinë e Bashkuar. Ky kurs është ndarë në pesë fusha kryesore studimore të cilat kategorizohen në tema të veçanta. Secila temë prezantohet si një leksion për të gjithë grupin e studentëve, ose si një punë interaktive e ndarë në grupe më të vogla.
Jeta dhe kultura britanike
Studentët do të krijojnë një pikëpamje më gjithëpërfshirëse mbi jetën studentore në Angli. Disa pedagogë do të ndajnë historitë dhe përvojat e tyre si të diplomuar në universitetet më të mira. Programi përfshin tema të tilla si: sistemi arsimor në Angli, provimet e pranimit, jeta studentore, vepra e Shekspirit, jeta e familjes mbretërore dhe sistemi politik.
Vlerësimi i aftësisë dhe logjikës së të menduarit
Universitetet më të mira kur përzgjedhin kandidatët, vlerësojnë më shumë faktin se si një student mendon dhe strukturon argumentat e tij/saj, sesa faktin se sa informacion ka mbi një çështje të caktuar. Prandaj leksionet që jepen gjatë këtij kursi synojnë të zhvillojnë mendimin kritik, aftësitë akademike si dhe të ndihmojë me testin TSA (Vlerësimi i Aftësive të Menduarit), që bëhet për aplikantët e kurseve universitare në Universitetin Oxford.
Përgatitja për pranim në universitet
Leksionet synojnë të japin informacion mbi sistemin UCAS, intervistën e pranimit, letrën e motivimit dhe aplikimin në Oxford ose Cambridge. Qëllimi kryesor është që studentët të orientohen mbi proçesin kompleks të aplikimit në një prej këtyre universiteteve.
Seminare mbi aftësimin akademik
Të mësuarit në universitet është shumë ndryshe nga të mësuarit në shkollë të mesme, prandaj ky proçes kërkon mësimin e disa teknikave më të veçanta. Kjo është arsyeja pse këto seminare përmbajnë tema
të tilla si: mënyra për të qenë efektiv dhe si të përdorësh shkrimin akademik në nivel universitar. Gjithashtu do të bëhen vizita dhe leksione në disa universitete.
Konsultime individuale
Nxënësit do të zhvillojnë takime individuale në fi llim dhe në fund të kursit me këshilltar personal. Gjatë këtyre takimeve ata do të diskutojnë tema të tilla si objektivat personale dhe akademike, synimet afatshkurtra dhe afatgjata, si dhe planin akademik personal.
Akomodimi
Akomodimi bëhet në dhoma teke ose dyshe me tualet të përbashkët dhe ushqimi shërbehet vetëm në sallën antike dhe të bukur të kolegjit. Çdo nxënës do të përfi tojë një “Formal Hall Meal”, që është një menu e cila i bën ata të ndihen si studentë të vërtetë të Cambridge.
Sport dhe kohë e lirë
Programi i plotë i aktiviteteve përfshin lojra dhe aktivitete kulturore si udhëtim me varkë, bowling, shëtitje në natyrë, mbrëmje kinemaje, etj. Nxënësit që përgatiten për pranime në universitet kanë disa pasdite të lira për të eksploruar qytetin me miqtë.
Ekskursione
Programi “Përgatitja për Universitet” përfshin vizita në Oxford, Cambridge dhe Universitetet e Londrës. Programi ofron gjithashtu një ekskursion në Londër, i cili përfshin hyrjen në një shfaqje në Teatrin Shakespeare Globe.
Tarifat ne pound Britanik:
Lloj i kursit |
1 javë |
2 javë |
Summer program |
2950£ |
5900£ |