Datat e fillimit:
Çdo të diel duke fi lluar nga 1 korriku, duke konsideruar mbarimin e kursit në 4 gusht. „Zbulo New York-un” – Çdo të diel duke filluar nga 17 korriku deri në mbarimin e kursit në 18 gusht.
Shkolla
Shkolla ndodhet në kampusin e sigurt dhe atraktiv të Concordia College në qytetin e Bronxville, vetëm 30 minuta larg me tren nga New York. Shkolla ka një fushë basketbolli, volejbolli dhe salla sportive.
Kurse
Kurs standart (12 – 17 vjeç)
Ky kurs përfshin 20 orë mësimi të gjuhës angleze dhe kombinon studimin e gjuhës me vizitat dhe eksplorimin e qytetit të bukur të New York e të lagjes së famshme Manhattan .
Programi “Zbuloni New York-un” (16+)
Ky program është dizenjuar për ata studentë që dëshirojnë të ndiejnë dhe përjetojnë misterin e New York-ut. Anglishtja mësohet kryesisht duke u fokusuar në kulturën amerikane, historinë e saj politike dhe ekonominë sociale të New York-ut dhe
SHBA-së. Do të mund të vizitoni gjithashtu disa nga muzetë më të njohur të qytetit dhe të shijoni pamjet e tij më të bukura.Akomodimi
Nxënësit akomodohen në rezidencat e kampusit universitar, në dhoma dyshe me tualet të përbashkët në çdo kat. Shërbimi i lavanderisë ofrohet falas. Sport dhe aktivitete argëtuese: Sportet dhe programet argëtuese për nxënësit përfshijnë futboll amerikan, basketboll, dodgeboll, futboll, tenis, baseball, handball, bowling etj. Aktivitetet kulturore përfshijnë : art, kërcim, disko, shfaqje mode, shfaqje talentesh, karaoke, kuice, etj. Në varësi të kursit të zgjedhur do të zhvillohen ekskursione
tek Statuja e Lirisë, Central Park, Time Square, Empire State Building, Broadway, Muzeu i Historisë së Natyrës, Greenwich Village, Soho. Kundrejt një pagese shtesë mund të përfi toni edhe ekskursione të tjera.
|
2 javë |
3 javë |
4 javë |
Javë shtesë |
Kurs veror |
3555$ |
5050$ |
6545$ |
1495$ |
Fashion, art & design |
— |
— |
2375$ |
— |